Lajme

Historia e familjes që humbi birin e tyre 1 vjeçar nga Covidi

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 07 May 2021

Burime nga QKUK-ja kanë thënë se 1 vjeçari që u raportua se ka humbur jetën nga Covid-19, bashkë me prindërit e tij kishin ardhur nga Amerika për pushime në Kosovë, por që pas mbërritjes këtu fëmija i tyre është infektuar me Covid, ku edhe ka ndërruar jetë, shkruan Gazeta Infokus.

Historia e kësaj familje është e lidhur ngushtë me muajin maj. Ata fillimisht kishin emigruan në Amerikë dhe aso kohe kishte rastisur që shkuarja e tyre të ndodhte në muajin maj. Po në muajin maj pas disa vitesh kishin marrë “Green Card-ën” amerikane dhe djalin i tyre e kishin pagëzuar me emrin Maj.

Ky maj do të jetë më i trishti për këtë familje, pasi i biri i tyre Maji, nuk ka munduar ta sfidojë virusin Covid-19 dhe ka ndërruar jetë në njërën nga klinikat Covid të QKUK-së. Ai ende nuk i kishte bërë 1 vjet./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera