Historia e dhimbshme e Cristiano Ronaldos
Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 02 April 2020
Në intervistën e fundit pamë lot në sytë e Cristiano Ronaldos, si kurrë më parë.
Kur u pyet për babanë, ai u prek shumë dhe nuk i përmbajti dot emocionet. Ylli i Juventusit, tani 35 vjeç, ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme, çka i lejon tifozët dhe ekspertët ta konsiderojnë atë më të madhin e të gjitha kohërave.
Pas nënshkrimit me Manchester United si “adoleshent”, ai shkoi si superstar te Real Madridi. Portugezi shihet si një nga më të mëdhenjtë e sportit në të gjithë globin. Por, i gjithë ai sukses është i ngjyrosur me trishtim, falë një jete familjare të trazuar, me një baba alkoolist, i cili humbi mundësinë ta shihte rritjen meteorike të të birit.
Babai, Jose Dinis Aveiro, vdiq në vitin 2005 për shkak të degradimit të mëlçisë nga alkooli. Kjo ndodhi kur Ronaldo ishte vetëm 20 vjeç dhe kishte vetëm dy vite karrierë në “Old Trafford”.
Në një intervistë me Piers Morgan, ai u përlot, kur u pyet për të atin: “Babai im ishte i dehur pothuajse çdo ditë dhe kur kjo ndodh nuk është e lehtë të bisedosh, të kesh një lidhje baba-bir. Ai vdiq në moshën 53 vjeçare nga alkooli, kishte probleme me veshkët dhe mëlçia nuk mund të funksiononte më. Unë nuk kam turp që them, kurrë nuk u njoha me babanë tim, të hapesha në bisedë me të, t’i tregoja atë që më ndodhi…”, transmeton lajmi.net.
“Pse u bë alkoolik? Unw nuk e di. Ndoshta ai ishte i pakënaqur me jetën e tij, nuk e di. Unë gjithmonë u ndjeva pak i irrituar si një djalë sepse doja një baba më të gjallë, një baba që mund të përballesha, kjo është gjëja për të cilën më vjen shumë keq. Uroj që të mund t’i kem ndarë me të sukseset e mia, do të dëshiroja që të ishte pranë meje, të jetojë si baba krenar, si gjysh, të kisha disa nga këshillat e tij. Dhemb.
Sepse edhe pse unë mendoj se kam arritur ta menaxhoj mirë jetën time në mungesë të tij, asnjë sukses, asnjë fitore, madje as të gjitha paratë në botë, nuk mund ta kthejnë atë”.
Jeta e një ushtari
Jose Dinis Aveiro u detyrua të shërbente në ushtri. Ai luftoi për të parandaluar që Angola të fitonte pavarësinë nga Portugalia dhe të mbetej koloni e saj. Ishte një luftë e përgjakshme, në të cilën humbën jetën në fushë-betejë disa nga shokët e tij. Duke qenë se pa mizori të ndryshme në këtë luftë, babai i CR7 u ndikua negativisht në aspektin psikologjik e mendor. Kushtet e jetës në luftë ishin të tmerrshme, ndërsa ushtarët kishin të uritur. Edhe kur iu mbërrinin furnizime, ushqimet ishin të prishura, të kalbura.
Akoma më keq, sëmundja përfshiu kampin ushtarak. Shumë burra përfunduan në shtretër të sëmurë, sepse vuanin nga malarja, të dridhurat, ethet. Kjo sëmundje i bënte të paaftë të lëviznin për javë të tëra.
Ushtarët jetonin kryesisht më birrë, Uji nga një lumë lokal nuk ishte i sigurt për t’u pirë. Po ashtu, ishte aq i ngrohtë, sa nuk mund t’ua shuante etjen ushtarëve. Në vend të lëngut jetësor pinin birra. Kur u kthye nga lufta në Aveiro, babai i Ronaldos ishte një burrë i thyer fizikisht e psikologjikisht. Megjithatë, i kishte shërbyer me devotshmëri vendit të tij.
Një jetë e re
Pas 13 muajsh në Afrikë, ku luftoi edhe në Mozambik, Jose Dinis Aveiro u kthye në një Portugali, që mezi e njihte më. Lufta i kishte shpenzuar kaq shumë para vendit, sa u përjetua një situatë e tmerrshme ekonomike. Nuk kishte punë në Madeira, ndaj mërzia e tij ishte e madhe. Ai nisi të pinte shumë alkool nëpër lokale, ku të gjithë e qerasnin për faktin se kishte qenë në luftë si ushtar. Shoku i tij i luftës, Jose Manuel Coelho, i tha ESPN: “Ne u braktisëm. Veteranët e luftës nuk kishin para dhe punë. Sigurisht, kur shoh Ronaldon, më kujtohet babai i tij. Ai kishte probleme dhe nuk kishte asgjë për të ngrënë, kështu që nisi të pinte. Miqtë e tij ia paguanin pijet, sepse nuk kishte para. Madje, as nuk u ushqye si duhet”.
Në një moment të jetës së tij, babai i CR7 u bë kopshtar, pastaj i shtoi të ardhurat me punën shtesë në një ekip me qendër në periferinë e Funchal, Santo Antonio. Ai rregullonte dhomat e zhveshjes dhe sigurohej që të gjithë lojtarët të kishin ujë për t’u larë. Djali i tij u përndoq nga shokët e skuadrës, sepse babai i tij bënte një punë kaq të rëndomtë. Sidoqoftë, kjo e bëri Ronaldon më shumë të uritur për të pasur sukses, për t’u treguar atyre që e përçmuan se ishte i pathyeshëm
Vdekja prej alkoolit
Pas abuzimeve të mëdha me alkoolin, trupi i tij u shkatërrua. Më në fund, ai u dorëzua. Në shtator 2005 ndërroi jetë nga mosfunksionimi i mëlçisë, në moshën 51-vjeçare, në Londër. Ronaldo kishte bërë gjithçka për ta mbajtur në jetë babanë e tij, por të gjitha paratë e botës nuk mund ta ndalonin vdekjen e pashmangshme. Babai vdiq në krahët e CR7, ndërsa si premtim, djaloshi i talentuar deklaroi se do të bëhej futbollisti më i mirë në botë. Ronaldo nuk e theu kurrë premtimin e tij dhe ka vazhduar të fitojë pesë “Topa të Artë”. Por, për fat të keq, babai i tij kurrë nuk e përjetoi suksesin e tij mahnitës. Pikërisht për këtë, ylli i Juventusit shpërtheu në lot së fundi, duke treguar anën e dobët të një futbollisti të pandalshëm e të pakonkurrueshëm.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...