Historia e Demarkacionit me Malin e Zi
Autori: Gazeta inFokus
17:24 | 05 Shkurt 2018
Negociatat në mes të Kosovës dhe Malit të Zi për ta caktuar kufirin nisën në vitin 2012.
Ndërsa përfundimisht me 26 gusht 2015, zëvendëskryeministri i atëhershëm i Kosovës, njëherësh ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, bashkë me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Igor Llukshic, e ministrin e Brendshëm, Rashko Konjevic nënshkruan Marrëveshjen në Vjenë për përcaktimin e kufinjëve mes dy vendeve.
“Marrëveshja është në përputhje të plotë me Kushtetutën e vitit 1974, Dokumentin e Presidentit Martti Ahtisaari dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, pati thënë Thaçi, tani President i Kosovës.
Tri partitë opozitare të atëhershme Vetëvendosje, AAK, dhe Nisma kundërshtuan fuqishëm marrëveshjen e demarkacionit.
Deputetët opozitar kishin paralajmëruar se do të përdornin mënyra të ndryshme për të ndaluar marrëveshjen e Demarkacionit që të ratifikohej në Kuvend.
Në tetor të 2015-ës, kur marrëveshja e demarkacionit kishte kaluar në Kuvend, deputetet opozitar kishin hedhur gaz lotsjellës në kuvend për të bllokuar seancën e kuvendit.
Pas kundërshtimit opozitar, Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror sjelli fakte të reja, të cilat, sipas Komisionit, heqin të gjitha dilemat lidhur me shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Por, ato i pati kundërshtuar ashpër kryeministri i tanishëm i Kosovës, Ramush Haradinaj, sa ia përplasi hartën e kufirit kryetarit të Komisionit Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi, Murat Meha.
Kundërshtimi i Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, u bë fuqishëm sidomos nga ish-deputeti LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili konstatonte se Kosova do të humbiste territor të madh nga kjo marrëveshje.
Kjo marrëveshja midis Kosovës e Malit të Zi për përcaktimin e vijës kufitare midis dy vendeve, u kushtëzua se do te jetë njëri prej kushteve për udhëtimin pa viza të qytetarëve të Kosovës drejt BE-së.
Shtetet mike dhe aleate kryesore të Kosovës vazhdimisht kanë shprehur qëndrimet e tyre rreth demarkacionit, duke i bërë me dije se ata duhet ta vazhdojnë punën e tyre për të arritur një marrëveshje me Malin e Zi.
Në ditët e para të Qeverisë së re, Kryeministri i Kosovës, RamushHaradinaj, shkarkoi Komisionin Shtetëror për Demarkacion dhe në vend të tij caktoi ata që e kishin kundërshtuar këtë proces. Në krye të komisionit u vendos Shpejtim Bulliqi, i cili me ekipin e tij nxjerri një version të ri të demarkacionit.
Por, të hënë, as versioni i tij e as ai i Murat Mehës nuk u dërguan në Kuvend për të marrë lejen e deputetëve.
Kështu , marrëveshja e arritur tri vite më parë nuk mund të zbatohet nga ana e Kosovës. Ndërkaq qytetarët do të vazhdojnë të mbesin të izoluar derisa Kuvendi i Kosovës ta kaloi atë./INFOKUSI

T� tjera
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...


































