Lajme

Historia e Demarkacionit me Malin e Zi

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 05 February 2018

Negociatat në mes të Kosovës dhe Malit të Zi për ta caktuar kufirin nisën në vitin 2012.

Ndërsa përfundimisht me 26 gusht 2015, zëvendëskryeministri i atëhershëm i Kosovës, njëherësh ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, bashkë me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Igor Llukshic, e ministrin e Brendshëm, Rashko Konjevic nënshkruan Marrëveshjen në Vjenë   për përcaktimin e kufinjëve mes dy vendeve.

“Marrëveshja është në përputhje të plotë me Kushtetutën e vitit 1974, Dokumentin e Presidentit Martti Ahtisaari dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, pati thënë Thaçi, tani President i Kosovës.

-Advertisement-

Tri partitë opozitare të atëhershme Vetëvendosje, AAK, dhe Nisma kundërshtuan fuqishëm marrëveshjen e demarkacionit.

Deputetët opozitar kishin paralajmëruar se do të përdornin mënyra të ndryshme për të ndaluar marrëveshjen e Demarkacionit që të ratifikohej në Kuvend.

Në tetor të 2015-ës, kur marrëveshja e demarkacionit kishte kaluar në Kuvend, deputetet opozitar kishin hedhur gaz lotsjellës në kuvend për të bllokuar seancën e kuvendit.

Pas kundërshtimit opozitar, Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror sjelli fakte të reja, të cilat, sipas Komisionit, heqin të gjitha dilemat lidhur me shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Por, ato i pati kundërshtuar ashpër kryeministri i tanishëm i Kosovës, Ramush Haradinaj, sa ia përplasi hartën e kufirit kryetarit të Komisionit Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi, Murat Meha.

Kundërshtimi i Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, u bë fuqishëm sidomos nga ish-deputeti LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili konstatonte se Kosova do të humbiste territor të madh nga kjo marrëveshje.

Kjo marrëveshja midis Kosovës e Malit të Zi për përcaktimin e vijës kufitare midis dy vendeve, u kushtëzua se do te jetë njëri prej kushteve për udhëtimin pa viza të qytetarëve të Kosovës drejt BE-së.

Shtetet mike dhe aleate kryesore të Kosovës vazhdimisht kanë shprehur qëndrimet e tyre rreth demarkacionit, duke i bërë me dije se ata duhet ta vazhdojnë punën e tyre për të arritur një marrëveshje me Malin e Zi.

Në ditët e para të Qeverisë së re, Kryeministri i Kosovës, RamushHaradinaj, shkarkoi Komisionin Shtetëror për Demarkacion dhe në vend të tij caktoi ata që e kishin kundërshtuar këtë proces. Në krye të komisionit u vendos Shpejtim Bulliqi, i cili me ekipin e tij nxjerri një version të ri të demarkacionit.

Por, të hënë, as versioni i tij e as ai i Murat Mehës nuk u dërguan në Kuvend për të marrë lejen e deputetëve.

Kështu , marrëveshja e arritur tri vite më parë nuk mund të zbatohet nga ana e Kosovës. Ndërkaq qytetarët do të vazhdojnë të mbesin të izoluar derisa Kuvendi i Kosovës ta kaloi atë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera