Lajme

Histori e shkurtër e të madhes Leze Qena

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 25 March 2020

Aktorja Leze Qena ka lindur në Prizren, me 1 Mars 1935. Ajo shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas në Prishtinë.

Aktorja e mirënjohur Leze Qena, deri para pak muajsh ka qenë aktive profesionalisht, si pjesë e disa projekteve të ndryshme.

Leze Qena, ikona e teatrit dhe televizionit, ka një jetë në skenë dhe historinë e suksesit të saj e njohin thuajse të gjithë.

-Advertisement-

Aktorja që e cila të mërkurën ndërroi jetë, muajt e fundit nuk ka qenë mirë shëndetërisht, për çka edhe është distancuar nga angazhimet artistike.

Leze Qena ka qenë e martuar me aktorin famshëm, tani të ndjerë Xhevat Qena.

Mes dyshes ka pasur aq sa dashuri, aq edhe përkushtim ndaj aktrimit e humorit.

Karriera e tyre artistike ka qenë gjithmonë e pandashme. Të dytë kanë qenë të pandashëm, derisa vdekja i mori.

Xhevat Qena dhe Leze Qena janë ndër ato personazhe që nuk harrohet dot, për aktrimin e tyre, humorin, rolet e tyre në art, jetën që i dhanë karaktereve dhe pavdekësinë e lavdishme që ia siguruan vetvetes duke hyrë në historinë e artit dhe kulturë shqiptare.

Rolet e tyre, të shpeshta edhe bashkë, kanë sjellë freski tek shikuesi.

E bashkë ishin edhe në kohën e Radio Televizionit të Prishtinës. Madje, jo vetëm humori u shkonte për dore, por edhe këndimi.

Xhevat Qena ka luajtur qindra role ne teatër. Rolin e pare kryesor e ka luajtur ndërmjet viteve 1956-1957. Sensi i tij për komiken si dhe profili i tij i veçantë kanë bërë që ai te jetë një prej aktorëve me te kërkuar ne komedi, megjithëqë, siç pohon ai ne një intervistë te tij, me tepër e ka dashur dramën: “Unë e kam dashur dramën se e kam ne vete njëfarë dramaticiteti, e kam njëfarë fuqie për drame”.

Xhevat Qena vdiq në mars të vitit 2003, shkruan KultPlus.Leze Qena lindi më 2 Mars 1937, në Prizren. Vjen nga një familje mesatare. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas në Prishtinë. Për më shumë se 55 vjet ka qenë e pranishme në shumë shfaqje teatrale në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera