Fun & Video

Histori e shëmtuar! Infermieri shqiptar vjedh kartën e bankomatit, pacientit që vdiq nga koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 08:39 | 07 August 2020

Një infermier 41-vjeçare, nga Shqipëria është denoncuar së bashku me të dashurën e tij 21-vjeçare për vjedhjen e kartës së bankës së një pacienti që vdiq nga koronavirusi në një spital në Itali. Në mars të këtij viti ata kanë vjedhur para nga llogaria e 66-vjeçarit të vdekur duke i kaluar në llogarinë e tyre bankare, sipas gazetës primatreviglio.it.

Faktet datojnë në 13 Mars, kur i moshuari 66-vjeçar nga Cividate al Piano (Bergamo), u shtrua në spital në zonën e Bergamos me simptoma të koronavirusit.

Infermieri, me banim në Boltiere (Bergamo), me ndihmën e të dashurës së tij, vodhi portofolin e burrit të moshuar, duke i marrë rreth 6 mijë euro nga karta e tij. 66-vjeçari u përkeqësua në 18 mars dhe vdiq në kujdes intensiv në 18 prill.

-Advertisement-

Anëtarët e familjes së këtij burri vunë re disa lëvizje të pazakonta në llogarinë e tij dhe paraqitën një ankesë në rajonin e policisë të Romano di Lombardia (Bergamo). Hetimet identifikuan shumë shpejt autorët e këtij krimi. Kur oficerët e ndaluan atë, infermieri u përpoq të ikte, por u ndaluar direkt nga policia.

“Një histori e keqe, në një moment tragjik, një abuzim i kryer ndaj një viktime të pafuqishëm”, është shprehur komandanti i policisë lokale Arcangelo Di Nardo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera