Lajme

Hisen Berisha: Kurti ka “kapur” partinë e tij

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 09 January 2020

Ish-kandidati për deputet nga lista e PDK-së, Hisen Berisha ka kritikuar Albin Kurtin, liderin e VV-së në përzgjedhjen e ministrave të Vetëvendosjes, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa për Isa Mustafën, kryetarin e LDK-së Berisha tha se ai është jo vetëm akademik në shkencë por edhe në politikë i njeh mirë kalkulimet.

“Isa Mustafa është akademik në shkencë por ai është akademikë edhe në politikë dhe i njeh mirë kalkulimet’, tha ai.

-Advertisement-

E sipas tij Vetëvendosjen nuk e kanë votuar që ta kenë ministër të jashtëm Blerim Rekën dhe kjo tregon se Kurti vendos për gjithçka dhe ka kapur partinë e tij.

“Votuesit nuk e kanë votuar Vetëvendosjen që të kenë Ministër të Jashtëm, Blerim Rekën. Kjo dukuri tregon frymën e kapjes në parti, kur lideri vendos për gjithçka”, tha ai në Debat Plus./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera