Hisen Berisha ka një kërkesë për Armend Mehajn dhe Bashkim Jasharin
Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 06 December 2021
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka bërë një kërkesë publike ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari, shkruan Gazeta Infokus.
Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka kërkuar që të avancohen në pozitë udhëheqëse ushtarakët e FSK-së që janë trajnuar e shkolluar me standarde të NATO-s.
“Si një ish oficer i FSK-së dhe ish oficer i UÇK-së i bëj thirrje Ministrit të Mbrojtjes dhe Komandantit të ri të FSK-së që të nisin procesin e avancimit në pozita udhëheqëse, në nivel shtabi, të oficerëve të rinj të FSK-së të edukuar e trajnuar sipas standardeve të NATO-së, në sinkron me demobilizimin e programuar e me nder të të gjithë ushtarakëve që FSK i ka trashëguar nga TMK”, ka thënë deputeti Berisha.
Gjithashtu ai tha se FSK-ja është krijuar me qëllimin strategjik që të bëhet pjesë e pandashme e NATO-së./Gazeta Infokus/
Deklarata e plotë:
Si një ish oficer i FSK-së dhe ish oficer i UÇK-së i bëj thirrje Ministrit të Mbrojtjes dhe Komandantit të ri të FSK-së që të nisin procesin e avancimit në pozita udhëheqëse, në nivel shtabi, të oficerëve të rinj të FSK-së të edukuar e trajnuar sipas standardeve të NATO-së, në sinkron me demobilizimin e programuar e me nder të të gjithë ushtarakëve që FSK i ka trashëguar nga TMK.
FSK, si një ushtri moderne e shtetit tonë, është krijuar me qëllimin strategjik që të bëhet pjesë e pandashme e NATO-së, rrjedhimisht një shtyllë jetike për sigurinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Të gjithë ne, pra ushtarakët që, pas demobilizmit të UÇK-së, kemi shërbyer në TMK i takojmë një mendësie ushtarake që rrjedh nga doktrina e ish Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ), nga doktrina e ish Ushtrisë Popullore të Shqipërisë (UPSH) ose të një gërshetimi të të dyjave.
Që të dyja këto doktrina nuk janë kompatibile me doktrinat e NATO-së, e sidomos me doktrinën bashkëkohore të NATO-së, pjesë e të cilës ne synojmë që të jemi.
Oficerët e rinj të Kosovës janë shkolluar në akademitë më prestigjioze ushtarake të botës perëndimore dhe ata tashmë janë të gatshëm që të marrin të gjitha përgjegjësitë. Prandaj është obligim i yni që brezi i ri i ushtarakëve të Kosovës të fuqizohet pa asnjë rezervë.
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...