Hisen Berisha i befasuar me mos reagimin e LDK-së për deklaratat e Rekës
Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 09 March 2020
Ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha, tha se ishte i befasuar me mos reagimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës pas deklaratave të ministrit të Integrimeve, Blerim Reka.
Mos reagimi i LDK-së, për Berishën, do të thotë se VV dhe partia e Mustafës paskan harmonizuar 100% planin për integrimin e Kosovës në Serbi.
Ai ka pyetur akademikët e LDK-së nëse autostradën me emrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova duan ta shndërrojnë në korridor serb drejt Durrësit.
“Që kur ministri i integrimeve në Qeverinë e Republikës së Kosovës z. Reka, deklaroi se ‘për arritjen e marrëveshjes përfundimtare serbo-shqiptare, si kompromis do t’i ofronim Serbisë korridor për dalje në Durrës’ e deri me sot kaluan disa ditë dhe unë vërtetë prita reagimin e LDK-së si parti bashkëqeverisëse. Mirëpo meqenëse nuk pati një reagim të tillë, atëherë këta vërtetë e pas kan harmonizuar 100% planin për ‘integrimin e Kosovës në Serbi’. Në kontekst të kësaj po i pyes akademikët rugovistë në LDK: Autostradën që e mbanë emrin e presidentit historik ‘Ibrahim Rugova’ doni me e shndërrue në korridorin serb drejtë Durrësit?! ‘Via Ignatia – korridor për Serbinë në Adriatik?!”, shkroi Berisha në Facebook.
Ndryshe, Hisen Berisha është oficer këmbësorie, i licencuar për menaxhment nga departamenti ushtarak i Shteteve të Bashkuara si dhe i specializuar në fushën e menaxhimit të mbrojtjes në kontekst me të gjerë të sigurisë në Akademinë e Mbrojtjes në Britani.
Të tjera
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...