Shëndetësi

Hiqet lista e pritjes më stentime në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 16 July 2018

Pas punës intensive 24-orësh, 7 ditë në javë në Shërbimin e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invanzive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është arritur që në tërësi të hiqet lista e pritjes së pacientëve për stentim.

Tani pacientët që kanë nevojë për stentim, stentohen menjëherë si raste urgjente, ose caktohet data e saktë e procedurës, nëse rasti nuk është emergjente.

 

-Advertisement-

 

Shërbimi i Kardiologjisë Invazive nga janari i vitit 2018, ka shënuar rezultate të theksuara, duke realizuar 1265 angiografi koronare, si dhe 710 intervenime (PCI, procedura me stentim).

Në javën e kaluar janë realizuar dy intervenime kardiokirurgjike, për shkak të diseksionit akut( qarje a murit të aortës).

Dy pacientët, tani janë në transferuar nga Njësia Intenzive, në repart dhe janë stabil./Indeksonline

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera