Lajme

Hiqen barrikadat në veri

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 13 October 2021

Barrikadat e vendosura në Mitrovicë të veriut janë hequr në orët e pasdites së sotme.

Barrikadat ishin vendosur pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës për konfiskim të mallrave të kontrabanduara.

Bëhet e ditur se rruga kryesore në lagjen e Boshnjakëve tanimë është e lirë për qarkullim.

-Advertisement-

Kujtojmë se si pasojë e gjuajtjeve me mjete të ndryshme vdekjeprurëse drejt zyrtarëve policorë sot në veri, gjashtë zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, katër prej tyre janë trajtuar në QKUK.

Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës Jugu dhe Mitrovicës Veri. Përderisa në të gjitha rajonet tjera operacioni policor ka kaluar pa probleme, në Mitrovicë të Veriut grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve doganorë dhe policorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera