Hipokrizia e Bedri Istrefit, pasi i kërkoi para për ta ndihmuar Telekomin, Istrefi akuzon Valdrin Llukën për tendencë ta falimentoj Telekomin
Autori: Halil Berisha 15:37 | 31 December 2019
Kjo për të paguar borxhet ndaj ATK-së, shkruan gazeta inFokus.
Ose në të kundërten, sipas kërkesës së siguruar nga gazeta inFokus, ATK do t’i mbyll llogaritë e Telekomit të Kosovës.
Por, pavarësisht kësaj gjendjeje tejet të rëndë, ku Telekomit po rrezikohen t’i mbyllen llogaritë për të dytën herë nga ATK brenda vitit, e për të cilën kërkon para nga ministri Valdrin Lluka, Istrefi po vazhdon akuzat ndaj tij.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Istrefi po akuzon Llukën për siç thotë apetitin e tij për të falimentuar apo degraduar Telekomin, shkruan gazeta inFokus.
“Ndërsa që apetitet e kujtdo tjetër që Telekomi të falimentojë ose edhe të degradohet tutje, asnjëherë nuk do të jetësohen edhe pse gjatë gjithë vitit ka pasur tendenca të tilla nga nivelet më të larta të qeverisë së vendit, konkretisht nga ministria e linjës dhe ministri Valdrin Lluka”, ka shkruar Istrefi.
“Bashkë me punëtorët e mrekullueshëm dhe të palodhshëm që ka gjiganti Telekom, do të ia kthejmë namin e dikurshëm kompanisë dhe këtë e dëshiron secili nga ne”.
E pavarësisht gjendjes së rëndë, Istrefi në një postin në Facebook, ka numëruar disa suksese e rekorde të Telekomit.
“Telekomi shet mbi 1 milion pako brenda muajit. Telekomi i Kosovës po mbyllë vitin 2019 me një rekord të rri sa i përket shitjes së pakove”.
“Brenda muajit dhjetor janë shitur hiq më pak se 1 milion pako, në të cilat përfshihen minuta dhe sms pa kufi, shumë minuta kombëtarë dhe shumë internet”.
“Ky rekord i ri vjen edhe si rrjedhojë e angazhimit maksimal të të gjithë punonjësve por edhe të një premtimi publik se Telekomi do të rikthehet fuqishëm”.
“Besoj se fillimi i vitit 2020 do të jetë shumë më i suksesshëm”.
“Kemi arritur që këtë muaj të kemi shitje rekorde sa i përket pakove tona, është shumë e qartë se konsumatorët tanë të cilët na kanë qëndruar besnik gjatë gjithë këtyre viteve po blejnë pakot tona për shkak se janë më të mirat në treg”.
“Tashmë janë duke u bërë edhe përgatitjet e fundit ligjore sa i përket nënshkrimit të kontratës me Nokia, kontratë kjo e cila kryekëput do të merret me mirëmbajtje të rrjetit në nivel vendi dhe nga kjo, konsumatorët tanë do të kenë shërbime më cilësore dhe të meritueshme”, ka shkruar Istrefi./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...