Hill u bën thirrje shteteve kandidate për anëtarësim në BE që të bashkëpunojnë, debatojnë Gërvalla dhe ministrja serbe
Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 03 September 2024
Ambasadori i SHBA’së në Serbi, Christopher Hill, në Forumin Strategjik të Bledit në Sloveni ka thënë se shtetet kandidate për anëtarësim në BE duhet ta gjejnë një rrugë për të punuar bashkë në procesin e integrimit.
“Kjo është veçanërisht vlen për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor,” tha Hill.
Ndërsa, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz ka thënë se “Kosova edhe një herë po përballet me mundësinë e një lufte me fqinjët e saj”.
“Ne duhet të flasim më thellë jo vetëm për problemet dypalëshe, por edhe për sjelljen e disave që ndikojnë në integrimin evropian dhe paqen në kontinent,” tha ajo.
Gërvalla tha se nëse reagimi i BE-së ndaj kërcënimeve mbetet i njëjtë si tani, “atëherë disa vende me siguri nuk do të bëhen anëtarë të bllokut”.
“Kur emri i Forumit lexon ‘Evropë e tërë dhe e lirë’, a i referohet edhe Ukrainës, e cila u sulmua nga një vend fqinj? A reagon BE-ja kur dëgjon kërcënime nga (Presidenti i Republikës Srpska Milorad) Dodik se do ta ndajnë Republikën Srpska?”, tha ajo.
E pyetur se si i komenton paralajmërimet e partnerëve ndërkombëtarë për Kosovën për moskoordinimin e veprimeve me ta, Gërvalla tha se ato “shkojnë shumë më thellë se politika ditore”.
“Kosova është një histori suksesi amerikan dhe evropian. Ne do të vazhdojmë të hapim ura sepse ato shërbejnë për bashkimin e qytetarëve, jo për ndarjen e tyre. Ne do të luftojmë aty ku shohim struktura ilegale dhe kundër krimit. Kjo që po bëjmë nuk është provokim. Vetë ekzistenca e Kosovës si republikë është një provokim për fqinjët tanë në veri”, u përgjigj ajo.
Ministrja për Integrime Evropiane e Serbisë, Tanja Miscevic, tha se mënyra e paraqitjes së situatës në Kosovë bie ndesh me logjikën e thjeshtë.
“Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e një qasjeje konstruktive ndaj dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Por të thuash se Kosova kujdeset për të drejtat e të gjitha pakicave dhe se është e vendosur të marrë vendime të njëanshme, nuk është vlerë evropiane”, tha ajo.
“Nuk është vlerë evropiane të ketë një ndalim të hyrjes së mallrave serbe për një vit, duke bllokuar bashkëpunimin rajonal në CEFTA. Përkundrazi, baza e BE-së është tregtia e lirë”, shtoi Miscevic.
Ajo tha gjithashtu se nuk do të hyjë në diskutim me Gërvallën dhe shtoi se kur është fjala për çështjet ekonomike dhe planin e rritjes, Beogradi nuk e përmend dialogun, por mendon në drejtim të tërheqjes së investitorëve.
“Ne jemi duke punuar së bashku në Planin e Rritjes dhe asnjë problem dypalësh nuk duhet të pengojë këtë.” “Ne kemi problem që të sjellim përfitimet e bashkëpunimit rajonal, por edhe të procesit të integrimit evropian, për qytetarët”, tha Miscevic.
Të tjera
-
Osmani: Zgjedhja e Trump do ta forcoj edhe më tej bashkëpunimin transatlantik
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbledhjen e Komunitetit...
-
Departamenti i Drejtësisë po shqyrton se si të heqë akuzat kundër Trump
Këshilltari special i Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, Jack Smith, po ...
-
Kur do t’i marrë Donald Trump çelësat e Shtëpisë së Bardhë?
Zgjedhjet në SHBA kanë përfunduar, rezultati kryesor është i njohur me vetëm ...
-
KQZ njofton me afatet për aplikimin e vëzhguesve për zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar me afatet që kanë vendosur për apl...
-
Ilir Kulla: Trump mund ta zhbëjë Gjykatën Speciale
Eksperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, Ilir Kulla, ka deklaruar...
-
Dalin detaje të reja lidhur me dyshimet se një 44-vjeçar abụzọi seksụạlisht me një të mitur në Maliq
Një 44-vjeçar në Maliq, dyshohet se ka abuzuar seksualisht një të mitur. P...
-
Britania nënshkruan marrëveshje me Kosovën për t’i luftuạr bạndạt e trạfiḳimit me njerëz
Kryeministri britanik, Keir Starmer do të nënshkruajë marrëveshje të reja për...
-
Buja: Veseli nuk më ka dhënë urdhra mua e as Reçicës kur ishte shef i ZKZ-së
Shukri Buja gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka thënë se Kadri Veseli kur ishte ...
-
Kos: Kosova dhe Serbia, dy shtete që janë rrugës drejt BE-së
E nominuara për Komisionere të re të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, politik...
-
Sụlmọhet një i mitur në Obiliq
Një i mitur është sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër në Obiliq. ...
-
Vdẹs policja e Kosovës, Mevlude Hajdari
Ka vdekur pjesëtarja e Policisë së Kosovës, Mevlude Hajdari. Lajmi është b...
-
Raportet Trump-Kosovë: Çfarë ishin dhe çka mund të pritet
Nga marrëveshja ekonomike ndërmjet Kosovës e Serbisë, njohja nga Izraeli, der...