Lajme

Hill: SHBA-ja dhe BE-ja nuk kanë qenë kurrë më afër, puna vazhdon

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 21 September 2022

Sot janë takuar Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pas këtij takimi, Chrisopher Hill, ambasador i SHBA-ve në Beograd, ka thënë se, SHBA-ja dhe BE-ja nuk kanë qenë kurrë më afër, shkruan lajmi.net.

Po ashtu Hill, ka shtuar se ata ndajnë të njëjtin vizion për të ardhmen evropiane të Serbisë.

“SHBA-ja dhe BE-ja nuk kanë qenë kurrë më afër dhe të gjithë ndajmë të njëjtin vizion për të ardhmen evropiane të Serbisë. do arrijmë atje. Tani për tani, siç i pëlqen të thotë Gabe, puna vazhdon”, ka thënë Hill.

Të tjera