Lajme

Hill: Sanksionet ndaj Vulinit nuk nënkuptojnë marrëdhënie më të këqija me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 13 July 2023

Ambasadori amerikan Christopher Hill tha më 13 korrik se SHBA nuk dëshiron të ketë asnjë punë me shefin e BIA-s, Aleksandar Vulin, por se sanksionet e vendosura ndaj tij si individ nuk nënkuptojnë marrëdhënie më të këqija me Serbinë.

“SHBA studioi me kujdes Vulinin dhe aktivitetet e tij dhe arriti në përfundimin se ai nuk është dikush që duam në Amerikë. Në këtë mënyrë, sanksionet janë një mënyrë për të mbrojtur SHBA”, tha ai.

Më 11 korrik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosi në listën e sanksioneve drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Aleksandar Vulin.

-Advertisement-

Përpara se të emërohej në krye të BIA-s në dhjetor 2022, Vulin mbante postin e Ministrit të Policisë dhe më parëatë të ministrit të Mbrojtjes.

Vulin u sanksionua për korrupsion të dyshuar dhe përfshirje në trafikun e drogës, si dhe për lidhje me Rusinë.

I dërguari i Uashingtonit në Beograd shtoi në një deklaratë se mendon se Serbia është në rrugën e duhur dhe se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Serbisë janë të mira dhe po përmirësohen.Klankosova.tv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera