Hill pyetet për raportet SHBA-Serbi: Të dy shteteve na pëlqen liga NBA

Autori: Gazeta inFokus
11:28 | 16 April 2022
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka dhënë një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë dy javë pasi mori detyrën e ambasadorit.
Diplomati i karrierës foli për prioritetet e tij në Serbi, marrëdhëniet ShBA-Serbi dhe luftën në Ukrainë.
Ambasadori Hill tha se po përpiqet të kuptojë se çfarë me të vërtetë po ndodhë sot në Serbi.
“Serbia është një shtet ndryshe se çfarë ka qenë, disa prioritete kanë ndryshuar. Por çfarë di është se njerëzit këtu janë fokusuar në të ardhmë, ashtu siç jam edhe unë”, tha Hill.
I pyetur nëse marrëdhëniet ShBA-Serbi do të vazhdojnë të zhvillohen në drejtimin e duhur, Hill u shpreh se dy shtetet kanë interesa të përbashkëta dhe dy shteteve ju pëlqen liga elitare e basketbollit në SHBA, NBA.
“Përshembull dy shtetet e duam NBA-në. Potenciali i plotë i marrëdhënieve ka ende hapësirë për tu përmbushur, pra mendoj se mund të punojmë së bashku në këtë”, tha ambasadori amerikan.
Ambasadori Hill tha se kriza në Ukrainë është më e thella në Evropë që s’është parë prej vitesh, raporton Express.
“Çfarë kemi parë në Ukrainë çdo ditë është tmerruese, vuajtje e civilëve, shkatërrimi i qyteteve të rëndësishme historike. Sinqersisht s’jam i sigurtë se ku do të çojë kjo, por jam i sigurt se jetojmë në një botë tjetër me atë që ishte para 24 shkurtit”, tha Hill.

Të tjera
-
Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari për vjedhje të automjetit – vetura i kthehet pronarit
Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një person...
-
Aksident trafiku në Prizren, lëndohen dy persona e shkaktohen dëme të mëdha materiale
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin, Grazhdanik të Prizrenit. ...
-
ZRRE paralajmëron shtrenjtim tjetër të energjisë elektrike
Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu th...
-
Haziri: Për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme, nuk votohet as për Kuvend e as për Qeveri
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar për mosvotimin nga depute...
-
Haziri i reagon Kurtit: Ai që kundështoi gjithçka në këtë Republikë, e ka në dorë zgjidhjen e bllokadës
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar për mosvotimin nga depute...
-
Seanca e radhës në rastin e Liridona Ademajt mbahet më 4 qershor
Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në ra...
-
Kurti viziton “Defender Europe 25”: Ushtria jonë po dëshmon aftësitë me ushtritë e NATO-s
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar zonën ku janë duke u mbajtur...
-
Qalaj gazetares: Nuk është e juaja që ta diskutoni pagën e deputetit
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka refuzuar të komentojë çështjen e pagave t...
-
Klitschko e sulm*on ashpër Zelenskyn
Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko, kritikoi ashpër presidentin ...
-
Kosovën po e viziton ministri i Jashtëm i Tanzanisë
Kosovën do ta vizitojë për tre ditë me radhë ministri i Punëve të Jashtme të ...
-
Deputeti i PDK-së uron Veselin për ditëlindje, publikon një foto të tij me Thaçin
Artan Behrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një postimi n...
-
Vdes i riu që u pla*gos në Mal të Zi, është nga Shipoli i Mitrovicës
Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës ka vdekur si pasojë e plagëve të marra...