Hill: Po ndodh një ndryshim historik, Shqipëria dhe Serbia po punojnë bashkë si kurrë më parë
Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 16 May 2023
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha sot se një ndryshim historik po ndodh sepse Shqipëria dhe Serbia po punojnë së bashku si kurrë më parë.
Hill deklaroi se ka qenë së fundmi në Shqipëri dhe se ka dëgjuar nga një zyrtar i lartë se një nga gjërat më të mëdha që i ka ndodhur Shqipërisë ishte hapja e kufijve përmes nismës së Ballkanit të Hapur.
Ai tha se çështja e afrimit të tregjeve ekonomike të rajonit është në shumë mënyra sfida kryesore e këtij shekulli, sepse në fund të shekullit të kaluar pati një distancim të shteteve të mëdha në Ballkan dhe se çështja kryesore për fillimin e këtij shekulli është përcaktimi i mënyrave se si shtetet e larguara u takuan përsëri brenda një tregu të vetëm ekonomik.
“Ne nuk duam që mosbesimi të jetë një faktor që do ta pengojë lehtësimin e tregtisë”, tha Hill në Konferencën Rajonale për Lehtësimin e Marrëdhënieve Tregtare të Vendeve të Ballkanit, organizuar nga USAID, Banka Botërore dhe Qeveria e Zvicrës.
Ai shtoi se sfida është se në Ballkan kanë lindur shumë kufij.
“Ata kufij nuk duhet t’i ndajnë, por t’i bashkojnë vendet. Ka përpjekje të shumta për integrimin rajonal. Dhe njëra prej tyre në Ballkan është ajo që përmendi ministri (Tomislav) Momiroviq dhe do ta përsëris sepse e mbështes fuqishëm nismën Ballkani i Hapur, e cila synon t’i ftojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkohen dhe që pavarësisht statusit të tyre mund të punojnë së bashku dhe të punojnë për hapjen e kufijve”, tha Hill.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...