Lajme

Hill për çështjen e targave: SHBA-ja është plotësisht e sinkronizuar me BE-në

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 22 November 2022

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill është deklaruar pas takimit që kishte sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Hill tha se me Vuçiqin kanë diskutuar rreth zhvillimeve të djeshme në Bruksel. Ai para gazetarëve tha se nuk se nuk do t’i vlerësonte bisedimet e djeshme në Bruksel si “të dështuara” dhe se nevojiten bisedime shtesë.

Hill tha se SHBA-ja dhe BE-ja po veprojnë bashkërisht në lidhje me Kosovën, por shtoi se të dyja palët duhet të jenë fleksibile për të arritur një zgjidhje.

-Advertisement-

“Kam pasur një bisedë shumë të mirë me presidentin Vuçiq për procesin e Brukselit (…) E inkurajova presidentin Vuçiq që të vazhdojë përfshirjen e tij konstruktive në proces, me shpresën se do të gjejmë një zgjidhje. Në fund, të dyja palët do të duhet të përfshihen, por një qasje konstruktive është ajo e duhura. Kam besim të plotë kur njerëz me përvojë si përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak po punojnë për këtë çështje, se mund të arrihet një zgjidhje”, u tha Hill gazetarëve.

Ai tha se SHBA-të e vlerësojnë lartë punën që BE-ja po bën në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Unë mendoj se BE-ja po bën një punë të shkëlqyer. Ne nuk mund të lejojmë që problemet si tabelat të pengojnë temat më të rëndësishme, qasjen e përgjithshme ndaj dallimeve kryesore”, tha ai.

Hill foli edhe për shtyerjen 48 orëshe të fillimit të zbatimit të masës së gjobave për targat ilegale, teksa tha se BE-ja tashmë e ka bërë të qartë se nevojitet shtyerje më e madhe dhe se SHBA është plotësisht e sinkronizuar me Bashkimin Evropian.

“Unë mendoj se BE-ja e ka bërë të qartë se nevojiten më shumë se 48 orë, se do të donin t’i shtonin kësaj edhe 363 ditë të tjera. Ne (SHBA) jemi plotësisht të sinkronizuar me BE-në”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion me ofertë PAKO SUPREME – kësaj radhe më shumë argëtim!
-Advertisement-

Të tjera