Lajme

Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 23 December 2024

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë konstatuar prova që lidhin Beogradin zyrtar me shpërthimin e kanalit të Ibër-Lepencit në Kosovë, ndërsa theksoi se hetimet janë duke vijuar.

“Ne nuk shohim prova që do të çonin në Beograd, por dikush e bëri atë dhe duhet të bëhet një hetim i plotë dhe mendoj se është mirë që ne t’i ofrojmë mbështetje këtyre hetimeve përmes FBI-së dhe mendoj se kjo është e rëndësishme. Por kjo flet për faktin se ka mungesë besimi dhe një tendencë për të fajësuar njëri-tjetrin”, ka thënë Hill për televizioni publik serb, RTS.

“Kosova po fajëson Serbinë, ne nuk shohim asnjë provë për të mbështetur akuza të tilla”, tha Hill.

-Advertisement-

I pyetur për rrugën evropiane të Serbisë, Hill tha se do të jetë çështje e vendimeve që do të marrë Beogradi, se nuk i takon atij si amerikan të flasë për Bashkimin Evropian.

“Unë mendoj se Evropa dhe SHBA duhet të jenë të vetëdijshme për faktin se Serbia ka marrëdhënie të mira në atë pjesë të botës dhe ne duhet të bëjmë më shumë me Serbinë dhe shpresoj se BE-ja do të arrijë në atë përfundim”, ka thënë Hill, duke treguar se ka shumë çështje që mund ta afrojnë Serbinë me Bashkimin Evropian, duke përmendur litiumin si lëndë të parë kritike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera