Lajme

Hill nuk e komenton vizitën e Kurtit në Maqedoni të Veriut: Pyeteni dikë tjetër

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 15 August 2023

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, nuk ka dashur të komentojë vizitën e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin të gjitha çështjet përmes procesit të dialogut.

“Do ta lë në imagjinatën tuaj se çfarë mund të mendojnë njerëzit për ngjarjen në Tetovë, ose pyeteni dikë tjetër”, tha Hill në një konferencë për media kur u pyet nga gazetarët lidhur me vizitën e Kurtit.

-Advertisement-

Hill ka thënë se qëndrimi i SHBA-së lidhur me situatën në veri të Kosovës dhe formimin Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mbetet i pandryshuar, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera