Hill: Kemi nevojë për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 09 October 2024
Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe qëndrimin amerikan lidhur me çështjen e Kosovës.
Ai ka thënë se SHBA-ja angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.Ambasadori Hill në një intervistë për N1 ka theksuar se është i nevojshëm normalizimi ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
“Që kufiri të mos jetë një kufi që ndan dy vende, por një kufi që lehtëson komunikimin. Është më e mira për të gjithë, përfshirë popullin e Kosovës dhe popullin e Serbisë”, ka thënë Hill.Hill thotë se shpreson që procesi i udhëhequr nga Lajçak të vazhdojë.
“Shpresoj se do të mbizotërojë logjika e arritjes së normalizimit dhe zgjidhjes së problemeve të popullit në Kosovë. Njerëzit duhet të dinë se çfarë e ardhme i pret. Këtu nuk bëhet fjalë për politikë të lartë, por duhet shpjeguar popullit se si do të duket. A do të kenë spitale, a do të mund të studiojnë në gjuhën serbe. Njerëzit kanë të drejtë t’i dinë këto gjëra, këto janë çështje të rregulluara në kuadër të Asociacionit të komunave Serbe, unë dhe qeveria ime dëshirojmë që kjo të zbatohet. Unë nuk do t’ju jap një pikëpamje të Prishtinës, ju duhet të sillni një mysafir nga Prishtina për të folur për këtë, por mendoj se gjërat duhet të ecin përpara dhe dua të shtoj se autoritetet serbe kanë pasur një qasje shumë konstruktive në kuadër të dialogut dhe do të doja që kjo të vazhdojë”, ka deklaruar ambasadori amerikan.
Të tjera
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...