Hill: Kemi nevojë për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 07:30 | 09 October 2024
Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe qëndrimin amerikan lidhur me çështjen e Kosovës. Ai ka thënë se SHBA angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve
Ambasadori Hill në një intervistë për “N1” ka theksuar se është i nevojshëm normalizimi ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
“Që kufiri të mos jetë një kufi që ndan dy vende, por një kufi që lehtëson komunikimin. Është më e mira për të gjithë, përfshirë popullin e Kosovës dhe popullin e Serbisë”, ka thënë Hill
Hill thotë se shpreson që procesi i udhëhequr nga Lajçak të vazhdojë.
“Shpresoj se do të mbizotërojë logjika e arritjes së normalizimit dhe zgjidhjes së problemeve të popullit në Kosovë. Njerëzit duhet të dinë se çfarë e ardhme i pret. Këtu nuk bëhet fjalë për politikë të lartë, por duhet shpjeguar popullit se si do të duket. A do të kenë spitale, a do të mund të studiojnë në gjuhën serbe. Njerëzit kanë të drejtë t’i dinë këto gjëra, këto janë çështje të rregulluara në kuadër të Asociacionit të komunave Serbe, unë dhe qeveria ime dëshirojmë që kjo të zbatohet. Unë nuk do t’ju jap një pikëpamje të Prishtinës, ju duhet të sillni një mysafir nga Prishtina për të folur për këtë, por mendoj se gjërat duhet të ecin përpara dhe dua të shtoj se autoritetet serbe kanë pasur një qasje shumë konstruktive në kuadër të dialogut dhe do të doja që kjo të vazhdojë”, ka deklaruar ambasadori amerikan
Të tjera
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...