Lajme

Hill: Jam përkrahës i Ballkanit të Hapur – duhet të ketë llogaridhënie për sulmin në Banjskë

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 31 January 2024

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka vizituar sot Komunën e Preshevës me ç’rast është pritur në takim kryetari i kësaj komune Shqiprim Arifi.

Në një konferencë për media pas takimit, ambasadori Hill ka thënë se është përkrahës i madh i Ballkanit të Hapur.

Ai ka folur edhe për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku ka theksuar se personat e përfshirë në këtë sulm duhet të japin llogari.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera