Hill: E di Serbia mirë cili është detyrimi i saj

Autori: Gazeta inFokus
12:51 | 01 December 2023
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, duke folur për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se kjo është një pyetje para së gjithash për të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak, por shtoi se Serbia duhet të orientohet kah vendi i saj në Evropë.
“Serbia e di se çfarë duhet të bëjë dhe vendimi i takon asaj”, ka thënë Hill për agjencinë serbe të lajmeve “FoNet”.
Duke folur për pritjet për vitin e ardhshëm, ai shprehu shpresën se vendet kandidate për anëtarësim në BE, si edhe Serbia, do ta shqyrtojnë seriozisht Planin Ekonomik për Rritje të paraqitur nga Komisioni Evropian.
“Është një sfidë serioze edhe për BE-në”, tha ai.
I pyetur se çfarë është bërë temë e disa partive në fushatë, Hill theksoi se po qëndron jashtë fushatës dhe se për sa i përket atij, ai po voton në Floridë.
“Çdo përpjekje për të më rekrutuar në fushatë do të jetë e pasuksesshme dhe është 100 për qind në dorën e qytetarëve të Serbisë që të vendosin”, ka thënë Hill.

Të tjera
-
Marrëveshja me Ukrainën për minerale, Trump: Të rikthehen paratë
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar sërish se dëshiron që Ukraina...
-
Projeksioni: Si do të duket parlamenti i ardhshëm gjerman?
Pas exit polleve ku CDU konservatore doli fituese, BBC ka shkruar rreth mënyr...
-
“Shtetasi” gjerman që kandidoi në listën e Kurtit flet për zgjedhjet në Gjermani
Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Gacaferri, ka folur sonte...
-
OSBE reagon pas mbylljes së qendrave për punë sociale në Veri që udhëhiqeshin nga Beogradi
Policia e Kosovës i ka mbyllur të premten objektet e Qendrës për punë sociale...
-
Zhvillimet nga zgjedhjet në Gjermani, ambasadori Rohde pret miq e kolegë në rezidencën e tij
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka organizuar në rezidencën e ...
-
Scholz thotë se nuk do ta pranojë kurrë AfD-në
Kancelari Olaf Scholz u ka thënë mbështetësve të tij në Berlin se “ne po luft...
-
Votuesit vendosën: CDU/CSU dhe AfD para SPD dhe të Gjelbërve
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pranoi humbjen e SPD-së në zgjedhjet federale...
-
Shefi i OKB-së thotë se “mjaft është mjaft” përpara përvjetorit të tretë të luftës në Ukrainë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka riafirmuar “nevojën u...
-
Exit pollet e para: CDU/CSU i fiton zgjedhjet në Gjermani, SPD-ja e Scholzit shënon humbje të rëndë
Gjermania mbajti sot zgjedhjet e parakohshme për Bundestagun. SPD-ja e kan...
-
Mbeturinat vazhdojnë të mbesin problem i madh për Prishtinën
Mbeturinat në kryeqytetin e Kosovës vazhdojnë të jenë një nga problemet më të...
-
Vodhi çantën me 4.5 milionë lekë nga një veturë në Tiranë, arrestohet 46-vjeçari
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 46-vjeçar, i dënuar më parë disa herë...
-
Kjo është kandidatja për deputete e listës së Albin Kurtit që mori më së paku vota
Tash kur janë numëruar 2532 vendvotime nga 2533, ose 99.96% të votave, është ...