Sport

Higuain te Milani, sot pritet konfirmimi

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 31 July 2018

Gonzalo Higuain te Milani mund të jetë një transferim që mund të përfundojë sot.

Ka përfunduar me sukses takimi mes vëllait-menaxher të futbollistit, Nicolas Higuain me drejtorin e Milanit, Leonardo.

Elliot ka dhënë miratimin për operacionin dhe marrëveshja mes dy klubeve është arritur. Mbetet vetëm të arrihet marrëveshja mes lojtarit dhe kuqezinjve.

-Advertisement-

Milani pritet t’i ofrojë argjentinasit një kontratë 4-vjeçare me të njëjtën pagë që merr te Juvja (7,5 milionë euro në sezon). Sulmuesi do të transferohet te Milani në formë huazimi për 18 milionë euro me të drejtë blerjeje në fund të këtij sezoni për 36 milionë euro shtesë.

Pasi të mbyllet kjo çështje, Milan dhe Juvedo të kryejnë edhe shkëmbimin Caldara-Bonucci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera