Sport

Hidhet shorti, Kosova nuk do të luajë finalen e mundshme në shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 22 November 2019

Pak minuta më parë është hedhur shorti për finalet e playoffit të Ligës së Kombeve.

Tashmë dihet që 20 skuadra e kanë siguruar pjesëmarrjen në evropianin “Euro 2020”, ndërsa edhe 4 skuadra tjera do të kualifikohen nga playoffi i Ligës së Kombeve.

Sa i përket finaleve të Ligës së Kombeve, në Ligën D, finalja pritet të luhet ose në Bjellorusi ose në Gjeorgji, pra Kosova nuk do ta ketë mundësin që të luajë finalen e mundshme në shtëpi.

-Advertisement-

Ndërsa shorti final për kampionatin evropian “Euro 2020” do të hidhet javën e ardhshme më, 30 nëntor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera