Sport

Hidhet shorti i Europa League,këto janë qiftet

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 22 February 2019

Në shtëpinë e futbollit evropian, në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën e 1/8-ave të Europa League. Ku 16 skuadra do të përballen mes tyre për të kaluar në fazën e mëtejshme. Ndeshjet e këtij raundi do të zhvillohen me 7 dhe 14 mars.

Goglat kanë rezervuar një përballje të fortë, atë mes Frankfurt dhe Inter. Zikaltrit do të duhet të kalojnë testin e vështirë me skuadrën gjermane, një ndër skuadrat më të forta në fazën e grupeve, të cilët eliminuan Lazio në fazën e mëparshme.

Ndërkohë fat më të mirë ka patur Chelsea dhe Arsenal që do të luajnë ndeshjet e tyre të para në shtëpi, po ashtu Napoli do presë Sazlburg, tashmë një skuadër e konfirmuar në Europë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera