Sport

Hidhet shorti edhe për U19, ja kundërshtarët e Kosovës dhe Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 03 December 2019

Pas shortit të 17-vjeçarëve është hedhur edhe ai i kualifikueseve të Kampionatit Europian të 19-vjeçarëve, që ka rezultuar më i pranueshëm për Shqipërinë dhe Kosovën.

Kështu kuqezinjtë e rinj janë shortuar në Grupin 5, së bashku me Republikën Çeke, Danimarkën dhe Maqedoninë e Veriut.

Sigurisht që mundësinë për të zënë të paktën vendin e dytë janë më të mëdha, pasi diferencat mes kundërshtarëve të grupit mbeten më të vogla.

-Advertisement-

Edhe Kosova mund të thuhet se ka mundësi të mirë për të avancuar në “Elite Round”, pasi bën pjesë në Gripin 1 së bashku me Italinë, Sllovakinë dhe Qipron.

Gjithsesi, përvoja e këtij viti ka treguar se kërkohet shumë seriozitet në përgatitje, pasi në përballjet e përfaqësueseve të moshave në nivel ndërkombëtare rezultatet kanë lënë për të dëshiruar.

Group 1: Italy, Slovakia, Cyprus, Kosovo

Group 2: Ukraine, Israel, Belarus, Montenegro

Group 3: Austria, Sweden, Northern Ireland, Gibraltar

Group 4: Germany, Scotland, Switzerland, Luxembourg

Group 5: Czech Republic, Denmark, North Macedonia, Albania

Group 6: Croatia, Georgia, Latvia, Kazakhstan

Group 7: Republic of Ireland, Poland, Bosnia and Herzegovina, Estonia

Group 8: France, Greece, Azerbaijan, Moldova

Group 9: Norway, Hungary, Iceland, Andorra

Group 10: England, Slovenia, Wales, Malta

Group 11: Netherlands, Serbia, Armenia, San Marino

Group 12: Turkey, Bulgaria, Russia, Lithuania

Group 13: Spain, Belgium, Finland, Faroe Islands

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera