Hidhet poshtë padia ndaj Sami Kurteshit
Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 22 September 2021
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka hedhur si të palejuar në mungesë të bazës ligjore, padinë për kompensim dëmi të paditësit Enis Halimi ndaj tani anëtarit të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) nga radhët e Vetëvendsjes Sami Kurteshi. Kjo pasi që paditësi në atë kohë ka ushtruar pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Sekretariatit të KQZ-së.
Padia është ushtruar në janar të 2020-ës, ku paditësi Halimi pretendon se Kurteshi ka nxjerrë të dhëna të pavërteta, është shpifur dhe fyer si dhe i është dëmtuar rëndë nderi dhe autoriteti atij, duke kërkuar nga i padituri kompensimin e dëmit material dhe jomaterial në shumën prej 25 mijë euro.
Me aktvendimin e 1 korrikut 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka hedhur si të palejuar padinë e paditësit Halimi kundër të paditurit Kurteshi me anë të së cilës kishte kërkuar shumën prej 25 mijë euro, në emër të shpifjes dhe fyerjes, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Këtë aktvendim gjykata e ka mbështetur në Ligjin Civil nr. 02/L-65 kundër Shpifjes dhe Fyerjes, konkretisht në nenin 5, paragrafin 4 të tij ku thuhet se “Autoritetet publike ndalohen nga paraqitja e kërkesës për kompensim për dëmin e shkaktuar nga shpifja ose fyerja. Zyrtarët publikë mund të paraqesin kërkesë për kompensim e dëmit nga shpifja apo fyerja privatisht dhe ekskluzivisht në kapacitetin e tyre personal”.
Andaj, sipas aktvendimit gjykata ka gjetur se padia e paditësit duhet hedhur si e palejuar në mungesë të bazës ligjore, pasi që paditësi në kohën kur pretendon se i janë cenuar vlerat jo materiale ka ushtruar poziten e Kryeshefit Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së.
Po ashtu, në aktvendim thuhet se “I padituri përmes publikimit në rrjetin social në Facebook të artikullit me titullin “KQZ pa KRIM”, duke apostrofuar “duhet të jesh kriminel i rryer-Kryeshef Ekzekutiv i KQZ-së”, nuk ka fyer në drejtim të kapacitetit personal apo familjar, pasi emri i paditësit përmendet tërthorazi si pjesë e KQZ-së, gjatë organizimit të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës në muajin tetor të vitit 2019 dhe në këtë kontekst meqenëse paditësi ka ushtruar funksion publik për këtë arsye edhe i është përmendur emri në llogarinë personale të paditurit”.
Po ashtu, në aktvendim thuhet se paditësi nuk ka arritur të argumentojë me asnjë provë se artikulli i publikuar tek e paditura ka të bëjë me shpifje kundër tij si individ.
Gjithashtu në këtë aktvendim thuhet se paditësi nuk ka arritur të dëshmojë faktin qenësor se i padituri përmes publikimit të artikullit në llogarinë e tij personale në Facebook ta ketë cenuar personalitetin e tij, ngase të gjitha provat thuhet se i referohen paditësit si Kryeshefit Ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, pozitë kjo e karakterit publik.
Ndërsa, sa i përket shpenzimeve procedurale, gjykata vendosi që secila palë t’i bartë shpenzimet, duke u bazuar në në nenin 457 të Ligjit të Procedurës Kontestimore.
Ndryshe, seanca e shqyrtimit kryesor për këtë rastë ishte mbajtur më 1 korrik 2021.
Sipas padisë së ushtruar më 27 janar 2020, paditësi Enis Halimi e ka paditur Sami Kurteshin për kompensimin e dëmit.
Në padi thuhet se gjatë muajit tetor 2019 në Kosovë janë organizuar zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjatë së cilës periudhë, paditësi ka ushtruar funksionin e tij si Kryeshef Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së.
Tutje, në padi thuhet se numërimi i rezultateve të zgjedhjeve kishte hasur në disa probleme teknike në fletënumërim, gjë kishte bërë të domosdoshme rinumërimin e një pjese të madhe të kutive të votimit, për çka procesi i numërimit dhe shpalljes së rezultateve përfundimtare ishte zgjatur deri më datë 7 nëntor.
Paditësi në padi pretendon se pak ditë para shpalljes së rezultatit përfundimtar, i padituri Sami Kurteshi në llogarinë e tij personale në rrjetin social “Facebook”, kishe shpifur dhe fyer rëndë paditësin, e duke e quajtur edhe “kriminel i rryer”, më pas veprimet e tij si “krim me paramendim”, si dhe “një burokrat injorant apo i kriminalizuar”.
Andaj, duke u bazuar në Ligjin Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes dhe Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve, paditësi po kërkon nga gjykata që të vërtetohet se i padituri Sami Kurteshi duke shpifur dhe fyer ka nxjerrë të dhëna të pavërteta për paditësin me të cilat e ka dëmtuar rëndë nderin dhe autoritetin e paditësit.
Po ashtu, ai ka kërkon që të detyrohet i padituri që në emër të kompensimit të dëmit moral për dhimbjet shpirtërore të përjetuara nga shpifja t’i paguajë paditësit shumën prej 15 mijë euro, ndërsa për dëm material shumën prej 10 mijë euro, me kamatë ligjore prej 8%, si dhe shpenzimet e procedurës.
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...