Lajme

Hidhet poshtë ankesa e Bekim Jasharit

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 21 October 2021

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar si të pabazuar ankesën e paraqitur nga Bekim Jashari se PDK-ja në Skenderaj ka bërë presion ndaj votuesve për ta votuar Partinë Demokratike të Kosovës.

Paneli i PZAP pas shqyrtimit të ankesës ka vlerësuar se pretendimet se në ditën e votimit në disa qendra ka pasur presion për ta votuar PDK-në janë të paqëndrueshme.

“Paneli vlerësoi se ankesa e parashtruar nga Lista e Pavarur- Bekim Jashari nuk është e bazuar në dëshmi të qarta dhe bindëse ashtu siç përcaktohet në nenin 117 par.3, të LZP-së ku thuhet se “Vendosja për apelet dhe ankesat nga PZAP-i mbështetet në dëshmi të qarta dhe bindëse”, pasi që nga shkresat e lëndës nuk mund të vërtetohet se ka ndodhur ndonjë shkelje në procesin e votimit me datën 17.10.2021, në Qendrat e Votimit të parashtruara në ankesë”, thuhet në vendim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera