Hidhet poshtë aktakuza ndaj Ramë Bujës
Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 16 May 2017
Gjykata pranoi kërkesën e mbrojtjes për hedhje poshtë të aktakuzës ndaj ish-ministrit të Arsimit Ramë Buja.
Ish-ministri i Arsimit Ramë Buja nuk do të duhet të paraqitet më në Gjykatën Themelore të Prishtinës, pasi që aktakuza që e ngarkonte për keqpërdorim të detyrës zyrtare është hedhur poshtë.
Gjyqtari i këtij rasti, Valon Kurtaj ka pranuar kërkesën për hedhje të aktakuzës të paraqitur nga mbrojtja e Bujës dhe të akuzuarit tjetër të këtij rasti Xhavit Dakaj.
Lajmin për hedhje poshtë të aktakuzës për KALLXO.com e konfirmoi avokati i Bujës, Petrit Dushi.
“Gjykata e ka pranuar kërkesën tonë për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtimin e provave”, tha Dushi për KALLXO.com
Dushi tha se procedura ka pushuar edhe ndaj ish-sekretarit të MASHT-it, Xhavit Dakaj.
Të gjithë të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur më 7 mars, ndërsa kishin kundërshtuar aktakuzën dhe kishin kërkuar hedhjen e saj në seancën e mbajtur më 11 prill.
Ramë Buja si ministër i Arsimit dhe Xhavit Dakaj në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm në këtë ministri, akuzoheshin se me qëllim të përfitimit për vete apo për të tjerët, më 11 maj 2012 arritën marrëveshje me kompaninë “Alb-Architect” për vazhdimin e projekteve dhe mbikëqyrjen profesionale të projekteve të iniciuara sipas kontratave bazë të datës 15 maj 2009 dhe aneks-kontratës të datës 16 maj 2011.
Sipas aktakuzës, kjo është bërë pa një procedurë të re dhe me nënshkrimin e tyre kanë shkelur detyrimet që i kanë pasur në bazë të Ligjit të Prokurimit Publik.
Edhe Xhemajl Buzuku në cilësinë e drejtorit të prokurimit në MAShT, sipas aktakuzës, me qëllim të përfitimit për vete, apo për të tjerët më 15 maj 2009 ka lidhur kontratë 24 muajshe me mundësi vazhdimi edhe për 12 muaj me kompaninë “Alb-Architect” për Projektin “Mbikëqyrja Profesionale e Objekteve Kapitale të Ndërtuara nga MASHT”.
Pjesë e aktakuzës është edhe Afrim Demiri, drejtor i kompanisë “Alb-Architect”
Sipas aktakuzës që u lexua nga Ali Rexha, prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Afrim Demiri në ditën e pacaktuar në vitin 2009 në Prishtinë në cilësinë e drejtorit të kompanisë “Alb-Architect” në ofertën që e ka paraqitur MASHT-i për tenderin e mbikëqyrjes profesionale të objekteve të ndërtuara, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme nga fondet publike ka përpiluar kontrata të rreme për 30 persona, gjoja se këta ekspertë, inxhinierë të diplomuar kanë lidhur kontratë pune me kompaninë e të pandehurit.
Gjithnjë sipas pretendimeve të prokurorisë në aktakuzë, këto kontrata janë përdorur me qëllim të shfrytëzimit si dokumente origjinale në ofertën e tij dhe me këto kontrata të rreme ka arritur që t’i vë në lajthim Komisionin e Vlerësimit të këtij tenderi që t’i vlerësojnë si të vërteta dhe të fitojë kontratën, sepse të njëjtat janë kërkuar si kriter në dosjen e tenderit nga autoriteti kontraktues.
Sipas aktakuzës, Demiri me këto veprime ka kryer veprën penale-mashtrim.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...