Hidhet poshtë aktakuza ndaj Luan Dalipit
Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 28 August 2017
Gjykata e Apelit e Kosovës konstaton se pretendimet ndaj Luan Dalipit ishin të pabazuara
Njoftojmë publikun se Gjykata e Apelit të Kosovës nxori aktvendimin e prerë me të cilin hedh poshtë si të pabazuar në tërësi dhe para fillimit të shqyrtimit kryesor gjyqësor aktakuzën e Prokurorisë ndaj Zt. Luan Dalipi, për supozimin “keqpërdorim të pozitës zyrtare”.
Aktvendimi i Gjykatës së Apelit citon konstatimet e institucionit relevant të Bashkimit Evropian ‘OLAF’ se “hetimi nuk ka gjetur ndonjë provë ndaj MDA-së për parregullsi të cilat kanë ndikuar mbi interesat financiare apo interesat e Bashkimit Evropian, e që tregon se vet Bashkimi Evropian mjetet e të cilit janë dyshuar se janë keqpërdorur nuk e ndien veten të dëmtuar.” Këtë e kishte konstatuar edhe vetë OLAF qysh në korrik 2016.
MDA dhe Zt. Dalipi mirëpresin këtë vendim të Gjykatës së Apelit të Kosovës. Zt. Dalipi është një prej themeluesve të MDA-së, Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Këshillit të Konsulentëve të Biznesit. MDA ka një traditë të mirëfilltë pune 16 vjeçare, vazhdon të punësojë mbi 30 bashkëpunëtorë, të implementojë me profesionalizëm mbi 10 projekte në çdo kohë në Kosovë dhe rajon, dhe është taksapaguese substanciale e Republikës së Kosovës. Zt. Dalipi është vlerësuar me mirënjohje të lartë nga Departamenti Amerikan për Tregti për punën e tij në fuqizimin e tregut të lirë në Kosovë. Përgatitja e tij akademike dhe profesionale në ShBA i ka mundësuar atij që të jap një kontribut substancial në zhvillimin e sektorit privat në Kosovë.
Është fatkeqësi që konkurrentë të padenjë kanë iniciuar dhe shfrytëzur këtë aktakuzë të pabazuar që në mënyrë të organizuar të dëmtojnë karakterin dhe perspektivën zhvillimore të MDA-së në raport me kompanitë private, Institucionet e Kosovës, Organizatat Donatore, si dhe publikun e gjerë. Dëshmi që nuk ja kanë dalë të realizojnë këtë qëllim janë klientët dhe partnerët tanë të cilët përkundër kësaj situate të krijuar jo vetëm që na kanë mbetur besnikë por na kanë inkurajuar të ecim përpara.
MDA do të vazhdojë të punojë me përkushtim të madh dhe profesionalizëm për fuqizimin e sektorit publik dhe privat në Kosovë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...