Lajme

Hidhet nga ndërtesa gruaja e gjyqtarit shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 02 August 2018

Mesditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.

Policia bën me diej se gruaja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj është vetëflijuar mesditën e sotme, shkruajnë mediat në Shqipëri.

“Më datë 02.08.2018, rreth orës 13:16, në rrugën “Vashko Pasa”, dyshohet të jetë hedhur nga ballkoni i pallatit, shtetasja E. H., rreth 37 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Dritan Hallunaj është gjyqtari i Krimeve të Rënda që u konfirmua dje në detyrë pasi kaloi procesin e vettingut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera