Lajme

Hidhet masivisht gaz lotsjellës/ Policia: Nuk është nga ana jonë

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 08 January 2022

Te selia e PD po hidhet masivisht gaz losjellës.

Ndërkohë janë dhunuar edhe protestuesit nga forcat mercenare të Lulzim Basha.

Kurse Policia e Shtetit deklaroi se ata nuk kanë hedhur asgjë.

“Sqarojmë opinionin publik se asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë nuk është përfshirë në asnjë veprim dhe nuk ka hedhur asnjë send të kundërligjshëm në selinë e Partisë Demokratike, gjatë protestës që është duke u zhvilluar.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin e sigurinë dhe u bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga çdo akt dhune apo prishje e rendit dhe sigurisë, pasi do të përballen me forcën e ligjit,” thekson Policia e Shtetit./syri.net/

Të tjera