Auto&Tech

Hibridin LB48H të mbajtur si super-sekret, Lamborghini e prezantoi në një organizim me 200 të ftuar (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 29 June 2018

Duket se ka filluar një epokë e re në automobilizëm

Shumë zyrtarë nga Lamborghini, janë shprehur të vendosur se nuk do të ndryshojnë asgjë në motorët V10 apo V12, duke i zëvendësuar në turbocharger V8, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, me vendimet dhe ndalesat e shpeshta të qeverisë, që kanë të bëjnë me emetimin e gazrave diçka duhet ndërmarrë. Alternativa e prodhuesit italian, është të shtojë sistemin hibrid dhe po del se në të ardhmen e afërt, mund të shohim diçka që pritej për një kohë të gjatë.

-Advertisement-

Sipas The Supercar Blog, shumë pak njerëz e kanë pasur rastin ta shohin hibridin LB48H, prototip që i përket një edicioni të limituar super-makinash.

Organizimi raportohet të jetë zhvilluar diku në Itali, ndërsa kishte vetëm 200 pjesëmarrës. Ky model nuk është zëvendësues i Aventadoit, që pritet të arrijë më 2020. Makina është shfaqje e formatit të asaj se çfarë do të përmbajë, sistemit teknologjik dhe dizajnin që do ta ketë.

Burimet tregojnë se e ka pamjen sikurse të Terzo Millenio që mund ta shihni në fotografi, i cili u prezantua gjatë nëntorit të kaluar.

Në anën tjetër, LB48H që nuk dihet nëse do ta mbajë këtë emër, do të hyjë në prodhim në fund të muajit, teksa lansohet në fillim të 2019-ës.

Edicioni do të përmbajë vetëm 63 njësi, të cilat do të kushtojnë 2.5 milionë euro, pa përfshirë taksat. Se kur do të mund ta shohin edhe të tjerët këtë Lamborghini mbetet të shihet, ndërsa besohet që mund të ndodhë gjatë këtyre javëve në New York ose Tokio.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera