Sport

Haxhi Krasniqi me titujt e fituar viziton dhe nderon Prekazin

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 15 October 2020

Haxhi Krasniqi mesnatën e së shtunës u shpall kampion botë në boks për kategorinë gjysmë të rendë, shkruan Gazeta inFokus.

Boksieri nga Juniku qysh në rundin e tretë e nokautoi gjermanin, Domonic Boesel.

Ky ishte suksesi me i madh në karrierën e 33 vjeçarit, i cili deri më tani ka hasur në shumë sfida të vështira për të arritur deri këtu.

-Advertisement-

Pas këtij suksesi ai ka ardhur në Kosovë, ku është takuar dhe është nderuar nga krerët e shtetit.

Krasniqi sot ka mbajtur një konferencë për media në Prishtinë, ku ka folur për karrierën dhe suksesin e tij.

E pas konferencës ai është nisur drejtë Prekazit, ku ka vizatuar dhe prezantuar titujt e fituar në Kompleksin Memorial Adem Jashari.

Krasniqi nderoi familjen Jashari, duke treguar edhe një herë dashurinë e madhe që ka për vendin e tij./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera