Sport

Heynckes flet për Bayernin: Nuk ka asnjë marrëveshje

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 05 October 2017

Jupp Heynckes e ka pranuar se ka pasur ofertë nga Bayern Munich, por ka thënë se ende asgjë nuk është vendosur.

Bild gjatë ditës së djeshme ka shkruar se Jupp Heynckes do të kthehet në Bayern Munich deri në fund të këtij sezoni.

Por, vet trajneri edhe pse e ka pranuar se ka pasur ofertë, ka thënë se ende asgjë nuk ka nënshkruar dhe se është duke e menduar.

“Asgjë nuk është e qartë dhe unë ende duhet ta analizojë, pasi kanë kaluar katër vite e gjysmë që kur jam larguar nga Bayerni dhe futbolli ka ndryshuar”, tha Heynckes për Rheinische Post.

-Advertisement-

“Ka edhe shumë gjëra që duhet t’i bisedojmë”, tha në fund ai, duke treguar se nuk ka një limit kohor se kur duhet të kthej përgjigje.

Bayerni është pa trajner që nga java e kaluar, kur u shkarkua italiani, Carlo Ancelotti. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera