Lajme

Hetuesit e speciales u shkojnë përsëri në zyre OVL-UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 17 September 2020

Për herë të dytë brenda pak ditësh hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar kanë shkuar në zyrat e OVL-UÇK-së.

Kjo për të marrë dosjet që një i panjohur po ua dërgon, shkruan Gazeta Infokus.

Dosje të tilla në konferencë për media i shpalosi të mërkurën Nasim Haradinaj  e Hysni Gucati.

-Advertisement-

Ndërsa Haradinaj ka thënë që nuk do t’ua japin dosjet hetuesve nëse nuk janë aty edhe Policia e Kosovës.

Edhe para disa ditëve kur u prezantuan dosjet e para, hetuesit kishin shkuar e i kishin marrë ato.

Njëjtë kishte ndodhur edhe në Gazetën Infokus.

Derisa, Infokusi kishte një kopje të dosjeve të para, ato me kërkesë të hetuesve, u morën nga ta./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera