Lajme

Hetuesi bullgar flet për dyshimet e para rreth aksidentit

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 23 November 2021

Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Hetimeve Bullgare Borislav Sarafov tha se shkak i tragjedisë me autobusin maqedonas mund të jetë ndonjë gabim i shoferit ose ndonjë problem teknik me autobusin.

Ndërkohë ministri i Brendshëm bullgar Bojko Rashkov, i cili ishte në vendin e aksidentit ishte bashkë me kryeministrin bullgar Stefan Janev, tha se shkaqet e aksidentit do të sqarohen gjatë hetimit.

Ai ka theksuar se përveç autobusit të djegur kanë qarkulluar edhe tre autobusë të tjerë. Autobusi i aksidentuar lëvizte i fundit. Bankina në autostradë është shkatërruar nga autobusi dhe ka shumë mundësi që zjarri të ketë ndodhur në kontakt të autobusit me gardhin mbrojtës, tha Rashkov, shkruan AlsatM.

-Advertisement-

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Bullgari ku nga përplasja e një autobusi humbën jetën 46 persona, kryesisht nga Maqedonia e Veriut.

Rama shkruan se nuk ka fjalë për tragjedinë ku humbën jetën thuajse të gjithë udhëtarët që ishin aty.

“S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët…Dhimbje”, ka shkruar Rama.

Kurse, Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, reagoi pas aksidentit që ndodhi në Bullgari ku një autobus u përplas dhe mori flakë duke i marrë jetën 46 personave.

Ajo deklaroi se 45 të vdekur janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut duke shprehur ngushëllime familjarëve.

Ndërsa, tashmë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është nisur menjëherë drejt Bullgarisë pas aksidentit të tmerrshëm që i mori jetën 46 personave, që besohet të jenë kryesisht nga Maqedonia e Veriut.

I shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani si dhe ai i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ai do të ndalet në Sofje.

Kryeministri maqedonas deklaroi për TV21 në Maqedoninë e Veriut se autobusi ka qenë duke u kthyer nga Turqia ku prej 53 udhëtarëve 46 prej tyre tashmë nuk jetojnë më.

Po ashtu, ai deklaroi se 12 viktima janë nën moshën 18-vjeçare.

“Ka ndodhur tragjedi e madhe në Strumca para Bllagoevgradt. Autobusi i Maqedonisë është kthyer nga Stambolli, Turqia – nga ekskursioni. Tragjedia është në kthesën drejt një vendi të vogël ku prej prej 53 udhëtarëve në autobus, 46 kanë vdekur në vendngjarje, kurse 7 janë në spitalin në Sogje. Unë, ministri i Shëndetësisë, dhe ministri i Punëve të Jashtme tashmë jemi para Sogjes, t’i vizitojmë të sëmurët dhe të kuptojmë më shumë për fatkeqësinë. Më vjen keq se më shumë, 12 fëmijë janë nën 18 vjeç. Tragjedi e tmerrshme, tragjedi e madhe, ngushëllime deri te familjet. Nuk e dimë se kush janë qytetarët, na konfirmuan se janë qytetarë tanë, na konfirmuar se janë në gjendje të mirë 7 persona që janë në spital dhe për këtë shkojmë atje që të informohemi për më shumë detaje”, tha Zaev.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera