Lajme

Hetimi zbuloi se po keqpërdorte dosjet top-sekrete, reagon Biden

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 09 Shkurt 2024

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka kritikuar një hetim që zbuloi se ai keqpërdorte dosjet top-sekrete dhe ku u tha se kishte vështirësi për të kujtuar ngjarjet kryesore të jetës.

Në një konferencë të papritur të lajmeve të enjten në mbrëmje, Biden tha: “Kujtesa ime është e mirë”. Ai kritikoi dhe pretendimin që nuk e mbante mend kur i vdiq djali, duke thënë: “Si dreqin guxon ta thotë atë?”

Hetimi 1-vjeçar nga këshilltari i posaçëm Robert Hur u përqendrua në mbajtjen e pahijshme nga Biden të dokumenteve shumë të klasifikuara në kohën kur shërbeu si senator dhe si zëvendëspresident i Barack Obamës.

-Advertisement-

Republikani Hur, zbuloi se Bidne “me dashje” i mbajti dhe zbuloi materialet, duke përfshirë dokumente rreth politikës ushtarake dhe të jashtme në Afganistan.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy