Lajme

Hetimi për rezervat shtetërore, Qalaj njofton se kanë nisur bashkëpunimin me Prokurorinë – kundërshtohet nga VV-ja

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 26 February 2024

Anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, kanë pasur një përplasje mes vete.

Shkak për këtë u bë përgjigja nga ana e Prokurorisë nëse është duke i hetuar keqpërdorimet e mundshme, raporton Ekonomia Online.

Deputetët e pushtetit patën kritika edhe për siç thanë ekzagjerimin e kësaj çështjeje nga ana e opozitës, ndërsa këta të fundit e cilësuan si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

-Advertisement-

Nga mazhoranca deklaruan se nuk e kanë parë as pyetjen drejtuar këtij institucioni të drejtësisë. Kryetari i Komisionit, Rashit Qalaj, ka njoftuar se i ka dërguar pyetje Prokurorisë Speciale, me kërkesën për ndihmë për të hetuar mbi dyshimet për keqpërdorime të mundshme, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, në përgjigjen e Prokurorisë Speciale drejtuar Qalaj thuhet se do të kenë një bashkëpunim reciprok.Por kjo është kundërshtuar nga deputeti i VV-së, Driton Hyseni, më arsyen që nuk kanë qenë në dijeni në lidhje më këtë kërkesë.Deputet gjatë kësaj mbledhje diskutuan rreth kërkesave për sjellë të dokumentacionit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera