Hetimi ndaj ish-Presidentit, Prokuroria amerikane kërkon të dhënat e llogarisë së Trump në Twitter
Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 10 August 2023
Prokurori i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë, Jack Smith, siguroi një urdhër sekret janarin e kaluar për të kontrolluar informacionet nga llogaria e ish-presidentit Trump në Twitter, tregojnë dokumentet e dorëzuara në gjykatë të mërkurën. Një gjykatëse e gjobiti kompaninë e mediave sociale me 350 mijë dollarë për mosrespektim të shpejtë të urdhërit për kontrollin e llogarisë së ish-presidentit Trump.
Zoti Trump kaloi pothuajse të gjithë mandatin e tij katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë, duke postuar mijëra komente në Twitter, megjithëse nuk është e qartë saktësisht se çfarë informacioni po kërkonte prokurori Smith me urdhrin për kontrollin e llogarisë së ish-presidentit.
Komentet në Twitter janë tashmë publike dhe zoti Trump shpesh e përdor platformën e mediave sociale për të fyer kundërshtarët e tij politikë dhe të tjerët me të cilët nuk është dakord. Ai gjithashtu u bëri thirrje mbështetësve të tij për tubime politike, si ai pranë Shtëpisë së Bardhë më 6 janar 2021, pak përpara sulmit në Kapitol, të organizuar nga mbështetësit e tij, të cilët u përpoqën të bllokonin ligjvënësit që të certifikonin fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Në dhjetor, përpara tubimit atë ditë, zoti Trump kishte përdorur Twitter-in për t’i nxitur mbështetësit që të shkonin në Uashington, duke thënë se 6 janari “do të jetë i egër”.
Prokurori Smith tashmë ka paditur dy herë ish-presidentin Trump. Javën e kaluar në Uashington, ndaj ish-presidentit u ngrit aktakuza për komplot për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Më herët në Florida, ai u akuzua për mbajtje në mënyrë të paligjshme të dokumenteve sekrete në pronën e tij në Mar-a-Lago dhe për komplot për të mos i dorëzuar ato tek hetuesit federalë.
Ish-preisdenti Trump ka thënë se është i pafajshëm dhe i ka cilësuar të motivuara politikisht paditë e prokurorit të posaçëm. Ai kryeson me një epërsi të madhe sondazhet kombëtare të republikanëve në përpjekjet për t’u bërë kandidat i Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Marrja e të dhënave nga Twitter, që tani quhet X, mund të ketë qenë një përpjekje për të siguruar variantet e papublikuara të mesazheve në llogarinë e zotit Trump.
Twitter fillimisht i rezistoi urdhërit për dorëzimin e të dhënave në janar të këtij viti, një veprim që rezultoi në gjobitjen e kompanisë me 350 mijë dollarë për mosrespektim të urdhërit të gjykatës në kohë.Një gjykatë federale e apelit në Uashington e la në fuqi gjobën muajin e kaluar dhe të mërkurën publikoi vendimin e saj për këtë çështje.
“Ndonëse Twitter përfundimisht e respektoi urdhrin, kompania nuk dha plotësisht informacionin e kërkuar deri tre ditë pas një afati të caktuar nga gjykata”, thuhet në vendimin e gjykatës së apelit në Uashington.Lufta e Twitter-it me prokurorët e zotit Smith për zbulimin e detajeve në lidhje me postimet e zotit Trump në Twitter buroi nga kërkesa e prokurorëve për një urdhër që e ndalonte Twitter-in ta njoftonte zotin Trump për këtë çështje.
Gjykata e apelit vuri në dukje se gjykatësja Beryl Howell “kishte arsye legjitime” për të kontrolluar llogarinë në Twitter për prova të veprave penale. Për më tepër, gjykata e qarkut zbuloi se kishte “bazë të arsyeshme për të besuar” se informimi i zotit Trump për këtë urdhër “do të rrezikonte seriozisht hetimin” duke i dhënë atij “një mundësi për të shkatërruar provat, për të ndryshuar sjelljet.”
Twitter argumentoi se urdhri shkelte të drejtën kushtetuese të zotit Trump për liri të shprehjes, por gjykata e apelit la në fuqi vendimin e gjykatëses Howell./ VOA
Të tjera
-
Shahin Dervishaj viziton bizneset lokale në Skenderaj: Gëzohem që Skenderaj po zhvillohet
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Der...
-
Albana Haxhimustafa Murseli: Gratë janë forca e ndryshimit për një të ardhme më të drejtë
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Albana Ha...
-
Tahiri: Kjo qeveri, përveç që nuk ka ndërtuar shkolla e çerdhe, ka dështuar edhe t’i rregullojë tualetet e tyre
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik ...
-
Haradinaj tregon mesazhin që po e merr kudo në Kosovë
Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj,...
-
Hamza: Nën qeverisjen time, fshatrat e Rugovës i bëjmë më atraktivë për turistët
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka premtuar se në...
-
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Kur ka prezantuar programin e Qeverisë së tij në maj të vitit 2021, kryeminis...
-
Zbulohet vendi i origjinës së COVID-19? CIA nxjerr raportin
CIA tregoi të shtunën një vlerësim të ri mbi origjinën e shpërthimit të COVID...
-
Burri rrạh gruan në Pejë dhe më pas arratiset
Një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dje pasdite në...
-
Prishtina renditet e 24-ta në botë për ndotje të ajrit
Prishtina këtë të diel po renditet e 24-ta në botë sa i përket ndotjes së ajr...
-
Momenti kur Jeta Rafuna shpërthén në lot në studio, pasi i ndodh e papritura
Në sezonën e dytë të emisionit të shumëpritur “Zgjohu” e ftuara e parë ishte ...
-
46 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë
Në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan 46 aksidente trafiku. Sipas të...
-
Katër persona u lënduan në aksidentin e djeshëm në Prishtinë
Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi dje rreth orës...