Lajme

Hetimet për vrasjen e Ivanoviçit, pronari i makinës nga ku u vra është serb

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 04 March 2018

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Flamur Sefaj ka deklaruar se është zbuluar emri i pronarit të makinës nga ku dyshohet se u vra Oliver Ivanoviç.

Në një intervistë për Interaktiv në KTV, Sefaj nënvizoi se pronari i makinës është shtetas serb dhe se ndodhet në Serbi.

Minisitri i Brendshëm kosovar tha gjithashtu se në dy policë të Kosovës, të komunitetit serb janë arrestuar pasi u përfshinë në manipulimin e provave të vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare SDP.

-Advertisement-

“Fatkeqësisht kemi parë se dy policë të Kosovës të komunitetit serb, kanë qenë të përfshirë në këtë rast dhe është bërë arrestimi i tyre. Të gjeturat e para i ka bërë menjëherë policia, ka mbërritur në gjurmët e makinës prej së cilës siç duket është kryer vrasja dhe kemi arritur që të identifikojmë pronarin e makinës.

Pronari gjendet në Serbi, kemi kërkuar nga policia serbe që të fillojnë hetime ndaj pronarit të makinës. Në këtë mënyrë e kemi përfshirë në hetime policinë serbe.
Informatat e tyre kanë qenë mjaft të përgjithshme dhe ende është duke u hetuar. Presim që të ketë informata edhe nga pala serbe. Ne kemi emrin dhe mbiemrin e këtij qytetari serb, shtetas i Serbisë,”-është shprehur ai.

Sefaj u shpreh Serbia e ka politizuar çështjen, ndërsa pret që policia serbe të bashkëpunojë për zbardhjen e plotë të vrasjes
“Janë duke u ekzaminuar materialet dhe nuk kam detaje të tjera. Rezultatet që ne po i kërkojmë, ato informata deri tani nga ana e Serbisë nuk janë të mjaftueshme. Ne nuk e kemi politizuar aq sa e ka politizuar Serbia,”- tha Sefaj.

Ndërsa pyetjes nëse e njeh Milan Radoiçiqin, ai u përgjigj  me  ‘jo’, duke shtuar se nuk e di çfarë roli dhe fuqie ka.
“Nuk e di kush është ky person, por nuk e njoh dhe se di se çfarë roli e ka apo çfarë fuqie ka.”

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera