Hetimet për sulmin, edhe 3 të arrestuar. Mes tyre, vëllai i terroristit
Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 24 May 2017
Pasi kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May deklaroi se Abedi nuk kishte vepruar i vetëm, 3 arrestime të tjera janë kryer në vazhdën e hetimeve mbi sulmin terrorist në “Manchester Arena”, fokusi i të cilave është pikërisht nëse Salman Abedi veproi vet, apo nën ndikimin e xhihadistëve të tjerëve.
Mes të arrestuarve është edhe vëllai 23-vjeçar i Abedit. Terroristi 22-vjeçar vrau 22 persona dhe shkaktoi plagosjen e 64 të tjerëve, kur hodhi veten në erë në mjediset e jashtme të koncertit të Ariana Grande, orët e vona të së hënës. Mes viktimave ishte edhe një oficere policie, jashtë detyrës.
Alarmi nga kërcënimi terrorist në Britani është rritur në nivelin “kritik”, që do të thotë se sulme të tjera të së njëjtës natyrë janë të pritshme në shtetin ishullor.
May shtoi gjithashtu se personel ushtarak do të dërgohen për mbrojtjen e zonave kyçe, ku rrezikshmëria mund të jetë më e lartë. Ushtarët, sipas saj, do të vendosen në vende publike në mbështetje të forcave policore, të angazhuara për mbrojtjen e publikut. Trupa ushtarake do të shihen tani edhe gjatë shfaqjeve të ndryshme, si për shembull koncerte. Ata do të jenë nën komandën e oficerëve të policisë.
Edhe ndërtesa e Parlamentit është mbyllur për publikun, pas këshillave të policisë, e nuk do të hapet deri në një njoftim të dytë, siç njoftohet në një deklaratë në faqen zyrtare të “Westminster”.
Sekretarja e Brendshme, Amber Rudd tha se “sulmi i së hënës ishte më i sofistikuari nga sulmet e tjera që kemi parë deri më sot, e duket tejet e mundur që ai të mos e ketë kryer atë i vetëm”. Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse Abedi është stërvitur në një kamp ekstremistësh në vendin nga ku vinte familja e tij, e ku ISIS dhe al-Qaeda kanë lidhur aleancë për të luftuar forcat qeveritare.
Salman Abedi nuk kishte shumë që ishte kthyer nga Libia, ku kishte qëndruar 3 javë. 22-vjeçari mund ta ketë përgatitur sulmin nën drejtimin e një apo më shumë xhihadistëve.
Të tjera
-
Parashikimi i motit: Vranësira e intervale me diell, pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu
Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pri...
-
Ambasadori suedez: Ura të hapet në koordinim me banorët lokalë
Ambasadori suedez, Jonas Westerlund në një intervistë për Tëvë1 është shprehu...
-
Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe ankesi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës
Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në emisonin “Click” në RTV2...
-
I kërkuar ndërkombëtarisht për vrạsje e grạbitje – Policia e arreston 27 vjeçarin në Mitrovicë
Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (FAST Kosova), me mbështetje të Njësis...
-
Raci: Opozita po e shfrytëzon Kuvendin për fushatë zgjedhore!
Nga pushteti akuzojnë opozitën se po gjen tema qëllimisht tash në prag të fus...
-
Haradinaj habitë me deklaratën: Albini ka ba foto me dronët “Bayraktar”, le të tregon qysh i ka humbë droni
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se “90% e pajisjeve u...
-
”Pritet arrestimi i tre ministrave të Albin Kurtit”
“Tre ministra të Qeverisë Kurti pritet të arrestohen”, kështu tha anëtari i K...
-
Daut Haraidnaj: Mimoza dinë qaq shumë për Kurtin, sa mund ta “varrosë” – andaj s’e qorton
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka folur rreth përgjimeve mes Mi...
-
“Dy krisma të alltisë i kam dëgju”, dëshmitari rrëfen për momentin vrạsjes afër hotelit ku punonte në Dragodan
Besnik Vitija, i cili kishte punuar në hotelin “Adria” kur kishte ndodhur vra...
-
Pacolli: Ka dëshmi që kam biseduar me Radoiçiqin në sy të Kurtit dhe Osmanit
Behgjet Pacolli, kryetari i Aleancës për një Kosovë të Re (AKR), ka thënë se ...
-
Daut Haradinaj me deklaratë të fortë: Ka përgjime më të rënda se këto të Kusarit me Radojçiqin
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj...
-
Selmanaj thotë se Kusari-Lila është në gjendje të rëndë: Asnjë deklaratë nuk e ka të njejtë!
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka komentuar bised...