Lajme

Hetimet për shpërthimin në Ujman, bastiset një shtëpi në Zubin Potok

Autori: Gazeta inFokus 07:23 | 22 July 2024

Hetimet për shpërthimin që ndodhi dje në afërsi të Liqenit të Ujmanit, po vazhdojnë. Në kuadër të kësaj, policia ka bastisur një shtëpi në Zubin Potok, ku ka identifikuar dhe intervistuar një person.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se gjatë bastisjes mes të tjerash është gjetur një veturë dhe tri radiolidhje që janë sekuestruar.

“Në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin e shpërthimit të sotëm në afërsi të Ujmanit, policia e ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin-Potokut. Gjatë bastisjes, policia ka hasur dhe ka sekuestruar në mes tjerash edhe tri radiolidhje dhe një veturë. Nuk kemi persona të arrestuar, ndërsa policia ka identifikuar një person i cili për neve është me interes për intervistim”, ka theksuar Elshani.

-Advertisement-

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

Një mjet shpërthyes është hedhur dje në afërsi të Liqenit të Ujmanit, ku janë dëmtuar dy vetura. “Nuk raportohet për të lënduar. Policia po merret me rastin”, ka thënë Elshani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera