Lajme

Hetimet për rastin Dehari po vazhdojnë, kamerat e burgut ende në Austri

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 01 May 2017

Hetimet lidhur me rrethanat e vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Astrit Dehari, nuk kanë përfunduar ende. Intervistimi i dy mjekëve ligjorë si dhe ekspertiza e analizave në video-incizimeve të kamerave të sigurisë, do t’i japin fund investigimit lidhur me rastin ‘Dehari’.

Prokuroria Themelore në Prizren po e shqyrton mundësinë që të dërgojë disa hetues për t’i intervistuar si dëshmitarë dy mjekët ligjorë, Besim Ymaj dhe Besim Latifaj, të cilët, me kërkesë të familjes, kanë marrë pjesë në obduksionin e Astrit Deharit.

Të dy këta kanë bërë raport lidhur me rrethanat e vdekjes së Deharit.

-Advertisement-

Prokurori i këtij rasti Metush Biraj ka thënë që rezultatet e ekspertizës së kamerave të sigurisë shumë shpejt të kthehen në Kosovë nga Austria.

“…jemi në pritje të rezultateve të ekspertizës së video-incizimeve. Jemi në pritje edhe të dërgimit të hetuesve tanë që t’i intervistojnë të dy mjekët ligjor që kanë marrë pjesë në ekspertizën në rastin Dehari. Po shikojmë që të gjejmë ndonjë mënyrë që t’i intervistojmë ata si dëshmitar”, ka thënë Biraj për Gazetën Express.

Sipas kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, në bazë të raportit të mjekëve të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, Astrit Dehari ka kryer vetëvrasje në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Astrit Dehari, aktivist i Lëvizjes “Vetëvendosje”, vdiq në dhomën e tij në qendrën e paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të këtij viti.

Ai ishte njëri nga të dyshuarit për sulm me granatë dore ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në fillim të gushtit të këtij viti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera