Hetimet për ndikimin rus zemërojnë Donald Trumpin
Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 31 October 2017
Intensifikimin dramatik të hetimit mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane, Donald Trump e ndoqi me një zemërim të atillë që detyroi ndihmësit e tij ta këshillonin të mos i vërsulet prokurorit të posaçëm Robert Mueller.
Një anëtar i partisë së tij republikane, person me lidhje të ngushta në shtëpinë e bardhë i tha CNN se ndërsa shikonte në ekranet gjigande të rezidences së tij private sesi zhvilloheshin ngjarjet orë pas ore, presidenti praktikisht “po shkumëzonte nga inati”. Duke parandjerë rrezikun, demokratët gjithashtu bënë thirrje që Mullerit t’i lejohet pa ndërhyrje vazhdimi i hetimit në vazhdën e të cilit ish drejtuesi i fushatës së tij zgjedhore, Paul Manafort, dhe partneri i tij i biznesit Rick Gates u akuzuan për komplot për të mashtruar SHBA-në në marrëveshjet e tyre me Ukrainën.“Sundimi i ligjit është i rëndësishëm në Amerikë dhe hetimet duhet të lejohen të vazhdojnë pa pengesa. Presidenti nuk duhet, në asnje rrethanë, të ndërhyjë në punën e prokurorit të posaçëm”, tha udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer.
Senatorja demokrate në Komitetin e gjyqësorit, Dianne Feinstein, e beri të qartë se çdo veprim i Trumpit për të shkarkuar Muellerin do të shkaktonte “shpërthim të fuqishëm”.Shefi i Shtëpisë së Bardhë i cilëson hetimet e Muellerit një “gjueti shtrigash” e vazhdon t’i kundërshtojë akuzat. Nuk ka pasur bashkëpunim të fshehtë/të paligjshëm!” shkroi ai në Twitter duke iu referuar aferës ruse. Po të hënën, u njoftua se edhe ish këshilltari i tij George Papadopoulos e ka pranuar fajësinë lidhur me akuzat se u kishte dhënë agjentëve federalë informata të rreme.Ai rrefeu se ishte në dijeni të kontakteve të shumta që kishte një profesore jashtë SHBA me zyrtarë rusë, dhe se ajo dinte “të palara” lidhur me rivalen e Trump, Hillary Clinton dhe për kontakte me një “grua ruse” që mendohet se ishte mbesa e Presidentit Vladimir Putin.New York Times shpjegon sakaq se dhe dorëheqja e Tony Podestes, i cili ka lobuar në SHBA edhe për përmirësimin e imazhit të qeverisë Berisha deri në 2013-tën, erdhi pasi ai përfundoi në lupën e Muellerit. Firma e vet Podesta grup, e cila ka humbur klientë që prej nisjes së hetimeve të prokurorit special, figuronte edhe pse jo me emër, në aktakuzën e ngritur ndaj Manafort dhe Rick Gates.
Të tjera
-
Vdes babai i ish-deputetes Besa Gaxherri
Ka ndërruar jetë Sadri Zeka, babai i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Be...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
Mësohet se një 14-vjeçar me origjinë nga Kosova është zgjuar nga koma pas dis...
-
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jetë e përgatitur për këtë
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për median zviceran, NNZ, tha se K...
-
“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost” – Babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
“Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost”? Kët...
-
Ish-anëtari: Grupi i Osmanit në ‘Guxo’ në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Ish-anëtari i Listës Guxo, Valton Dërguti, ka thënë se pas votimit të Buxheti...
-
Për tri vjet rreth 500 raste të futjes së drọgës nëpër burgjet e Kosovës
Dhjetëra persona me varësi nga droga në Kosovë. Por kjo dukuri nuk po i mb...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...