Hetimet e krimeve të luftës, në Kosovë 33 të dënuar – në Serbi vetëm 17

Autori: Gazeta inFokus
22:07 | 02 September 2023
Mbi 13 mijë të vrarë dhe mbi 400 masakra janë kryer nga forcat ushtarake e paramilitare serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Prokurorisë Speciale të Kosovës vetëm gjatë vitit 2022 i janë bartur 331 raste.
Kjo prokurori gjatë vitit të kaluar pranoi edhe 13 raste të reja. Gjithashtu prokuroria aktualisht është duke trajtuar 344 raste, prej të cilave ka zgjidhur 6 të tilla.
Ndërsa, raste të pazgjidhura që kanë të bëjnë me krime të luftës mbesin edhe 338 të tjera.
Gëzim Shala nga IKD thotë për RTK-në se përmes moveprimit misionet ndërkombëtare si UNMIK e EULEX i kanë amnistuar rastet e krimeve të luftës.
“Kemi parë vazhdimisht propozime të ndryshme se si duhet trajtuar rastet e krimeve të luftës, mirëpo kryesisht nuk ka pasur një fokus në adresën e vetme për ndjekjen dhe gjykimin e krimeve të luftës e që është Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Për këtë arsye secili institucion, duke përfshirë Kuvendin, Qeverinë etj, duhet ta kenë parasysh se adresa për luftimin e krimeve të luftës është Prokuroria Speciale, e cila duhet të fuqizohet me kapacitete për ta bërë këtë dhe realisht nuk ka adresa tjera”, tha Shala për RTK-në.
Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare thotë se në Kosovë me gjithë sfidat drejtësia po mundohet të ngrejë aktakuza për krimet e luftës.
“Në Serbi janë dënuar diku 17 persona për krimet e luftës në Kosovë, kurse sa i përket gjyqësorit vendor, Kosova ka arritur t’i dënojë më shumë se 35 persona për krimet e luftës në Kosovë. Pra, edhe përkundër sfidave që personat e dyshuar nuk gjenden në Kosovë, prap institucionet tona po mundohen që të ngrejnë disa aktakuza për krimet e luftës”, tha Alija.
Aktualisht në Prokurorinë Speciale në Departamentin për Krime Lufte janë të angazhuar katër prokurorë specialë.

Të tjera
-
Deliu-Kodra: Nuk iu frikësohemi zgjedhjeve, LVV të fillojë përpjekjet për konsensus politik
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka pohuar se nuk frikësohen nga mbajt...
-
Në ceremoninë mortore të Papa Françeskut, Kurti: Do të mbahet mend si një udhëheqës i përulur
Në mesin e shumë liderëve botërorë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin K...
-
Osmani: Trashëgimia e Papa Françeskut në përkushtimin ndaj të varfërve do të jetojë gjatë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit ...
-
Përfundon raundi i fundit i bisedimeve mes Iranit dhe SHBA-së për të zgjidhur mosmarrëveshjen bërthamore
Bisedimet indirekte midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara që synonin zgjidhj...
-
Trump: Ndoshta Putini nuk dëshiron ta ndalojë l*ftën – duhet trajtuar ndryshe
Donald Trump dyshon në gatishmërinë e Vlladimir Putinit për t’i dhënë fund lu...
-
Osmani dënon s*lmin ndaj Belgin Jasharit: Dh*na dhe urrejtja s’do të kenë vend në fushat e sportit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dënuar ashpër dhunën fizike dhe verbal...
-
“Takim i shkëlqyer”/ Zelensky pasi bisedoi me Trumpin: Uroj të jetë historik
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, takimin me presidentin e Shteteve ...
-
Një person lëndohet nga aksidenti mes dy veturave në Gllarevë të Klinës
Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy autom...
-
Momenti kur Macron e përcjell Zelenskyn deri tek karriget për takimin me Trumpin
Presidenti amerikan, Donald Trump sot ka zhvilluar një takim me presidentit u...
-
Arrestohet i dyshuari për s*lm ndaj futbollistit Belgin Jashari
Policia e Kosovës ka arrestuar personin që dyshohet se e sulmoi futbollistin ...
-
Varroset Papa Françesku
Papa Françesku është varrosur në Bazilikën e “Santa Maria“ në Romë, kanë njof...
-
Liderë nga e gjithë bota e mijëra besimtarë morën pjesë në varrimin e Papa Françeskut
Më shumë se 50 liderë shtetesh dhe qindra mijëra njerëz morën pjesë në varrim...