Hetime për transplantim të dyshimtë veshkash në Kroaci – i përfshirë një donator kosovar
Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 08 June 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kroacisë ndaloi përkohësisht programin e transplantimit të veshkave nga donatorë të gjallë në Qendrën Spitalore në Zagreb, për shkak të dyshimeve për trafikim të organeve atje, në vitin 2019.
Siç raporton Radio-Televizioni Kroat (HRT), bëhet fjalë për dhurues të veshkave nga Serbia dhe Kosova – “të dy me status më të ulët social” – ndërsa pranuesit e organeve janë burra nga Kroacia.
Ministria kroate e Shëndetësisë tha se rasti, fillimisht, është dorëzuar në Dhomën e Mjekëve të Kroacisë, për shkak të shkeljes së Kodit të Etikës Mjekësore, ndërsa më pas edhe në Prokurorinë e Shtetit.
Duke iu përgjigjur akuzave për trafikim organesh, Qendra Spitalore në Zagreb tha se “të gjitha transplantimet janë kryer me miratimin e Komisionit të Etikës” të kësaj qendre.
“Të gjitha aktivitetet dhe procedurat e ndërmarra janë identike me procedurat që kryhen në të gjitha qendrat tjera të transplantimeve në Republikën e Kroacisë, ku bëhen transplantime të veshkave nga një donator i gjallë, që nuk ka lidhje me pranuesin”, thuhet në një deklaratë të Qendrës Spitalore në Zagreb, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Në Kroaci, transplantimi i organeve nga donatorë të gjallë, që nuk kanë lidhje me pranuesin, është i mundur.
Kontrollet janë të rrepta dhe donatorët duhet t’u nënshtrohen testeve specifike psikologjike, miratimit nga ekspertë të qendrës së transplantimit dhe komisionit të etikës së institucionit shëndetësor ku kryhet transplantimi, raporton HRT.
Reklamimi i disponueshmërisë ose nevojës për organe dënohet me burgim deri në tre vjet.
Avokatja Nevena Alinoviq, nga Departamenti i Shkencave Ligjore në Universitetin e Splitit, tha për HRT-në se transplantimi i organeve në rastet kur personi dhurues është viktimë e trafikimit me qenie njerëzore, ndëshkohet me dënimin më të rëndë – deri në dhjetë vjet burgim.
Sipas HRT-së, Kroacia, me më shumë se 100 transplantime veshkash në vit, është në mesin e vendeve udhëheqëse në botë./REL
Të tjera
-
Policia serbe arreston një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lu fte
Policia serbe ka arrestuar sot një kosovar me pretendimet se i njëjti ka krye...
-
Çështja e dinarit: Besnik Bilslimi flet pas takimit tre palësh në Bruksel
Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje të enjten edhe rundi i ri dhe i katërt në...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 200’të, ku ka miratuar disa proj...
-
Hovenier kërkon lirimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, kërkoi që autoritetet serbe ...
-
Kjo është deklarata e plotë në Polici e gruas së Akil Gjakovës: “Kam fotografi të dhúnës së ushtruar ndaj meje” (Dokumente)
Në një deklaratë të dhënë më 13 prill në stacionin e policisë në Pejë, S.Gj e...
-
Serbia dënon Shqiprim Arifin me rreth 500 euro pse vendosi flamurin kombëtar për 28 Nëntor
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, është dënuar me 55.000 dina...
-
Rasti “Reflektori”, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër gjashtë personave
Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë persona...
-
Karabinierët italianë trajnojnë Policinë Ushtarake të FSK-së
Gjatë ditës së sotme, karabinierët italianë kanë trajnuar policinë ushtarake ...
-
Guvernatori i BQK’së takohet me zyrtarë të Bankës Botërore, flasin rreth përgatitjeve për aplikimin e BQK-së për anëtarësim në SEPA
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, është takuar me zyrt...
-
Reuten: Jankoviq të lirohet menjëherë nga autoritet serbe, frikësimi duhet të ndalohet
Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka thënë se arrestimi i zëvendësdrejtori...
-
Sveçla: 1 mijë e 498 kosovarë janë ndaluar e maltretuar nga Serbia
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se bashkë me Ministre...
-
“Disa persona ma kanë blloku ligjëratën”: Xhevat Krasniqi s’lejohet ta mbajë ligjëratën, telefonon Policinë
Pas shumë protestash e bllokadash, sot Lëvizja Feministe Studentore bllokoi e...