Heshtja e Hashim Thaçit!
Autori: Gazeta inFokus 21:32 | 17 July 2017
U llogarit si javë vendimtare kur do të merrnin kah zhvillimet politike në vend. Por, dita e hënë nuk solli një zhvillim konkret.
Presidenti i Kosovës, i obliguar ta thërrasë mbledhjen e Kuvendit, nuk ka ende një përgjigje se kur kjo mund të ndodhë. Në AAK thonë se janë në fazën e konsultimeve me partnerët e mundshëm, kurse LDK-ja ironizon me numrat që PAN ka thënë se i ka.
Data 8 gusht, është afati i fundit kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet ta thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të dalë nga vota e 11 qershorit. Por, deri tash nuk ka një vendim se kur presidenti kosovar do ta ftoj këtë mbledhje për të cilën e obligon neni 7 i Rregullores së punës së Kuvendit.
Në pritje të presidentit janë edhe partnerët e koalicionit parazgjedhor PAN në mënyrë që më pas të procedohet edhe me votimin e qeverisë.
Anëtari i kryesisë së kësaj partie, Muharrem Nitaj, ka thënë se partnerët e koalicionit PAN, janë në fazën e konsultimeve me partnerët e mundshëm, jo për krijimin e numrave për të cilët, siç tha ai po spekulohet skajshëm, por për krijimin e një baze më të gjerë politike qeverisëse.
E në anën tjetër, kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka thënë se heshtja e partnerëve të koalicionit PAN, tregon se ata nuk i kanë numrat.
“Matematika qeverisëse nuk është një mbledhje e zbritje prej autodidakti. Ajo është besim, pikësëpari dhe dashuri për vendin”, ka shkuar Hoti, në Facebook duke kujtuar se partia e tij, as nuk e shet e as nuk e blenë votën e qytetarit por e mbron atë si gjënë më të shenjtë
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...